Tour de France: Odiseja e çiklizmit nëpër vendbanimet franceze
Pamje e përgjithshme e çiklistëve gjatë garimit në njërën nga 21 fazat e Tour de France.
Edicioni i 111-të i Tour de France 2024 filloi në Firence të Italisë më 29 qershor dhe do të përfundojë në Nice të Francës më 21 korrik.
Çiklisti Romain Bardet i cili rrëmbeu fitoren në fazën e parë nga Firence në Rimini të Italisë.
Gara sivjet nuk do të përfundojë në Paris për herë të parë që nga fillimi i saj, për shkak të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Verore 2024 që mbahen në Paris.
Në garën Tour de France marrin pjesë 22 ekipe nga vende të ndryshme të botës.
Ngjarja përcillet edhe nga shikues vendorë që dalin skaj shtegut të çiklistëve, jo rrallë të veshur me kostume gazmore sikurse ky palaço.
Spektatorët në Itali shfaqën banerë, në qendër të të cilëve dukej Monaliza.
Garuesit duke kaluar pranë një vendbanimi gjatë fazës së tetë të garës.
Spektatorë me flamuj të Francës dhe të veshur me kostume "të çuditshme".
Shtegu që përshkuan çiklistët gjatë fazës së nëntë u konaiderua i vështir për shkak se ishte rrugë ranore.
Pranë këtyre spektatorëve të garës shihet një traktor i zbukuruar me flamuj.
Spektatorë të hipur në ekskavatorë duke përshëndetur garuesit e Tour de France.
Çiklistët duke pedaluar në një shteg mes arash e livadhesh në Francë më 6 korrik.
Një çiklist shihet mes vreshtash teksa kalon shtegun e gjatë prej 25 kilometrash të fazës së shtatë.
Jasper Philipsen i Deceuninck doli i pari në fazën e 10-të, në shtegun e gjatë prej 187.3 kilometrash Orleans-Saint-Amand-Montrond.
Një nga shtigjet e garuesve që kalonte përskaj grunajave të pjekura këtë fillimkorriku.
Distanca e përgjithme e garës Tour de Francë është 3.498 kilometra ndërsa shtegu për garuesit përshkon fusha, ara, kodrina e vendbanime.
Çiklistët formojnë një gjysmërreth teksa kalojnë një rrugë fushore.