OBSH bën thirrje për vaksinim më të lartë në Evropën Lindore

Dozë vaksine kundër koronavirusit.

Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej.

Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge ka thënë se në dy javët e fundit, rastet me koronavirus janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete – Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë.

“Siç është pritur, vala e Omicronit po bartet në lindje”, ka thënë Kluge.

Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore.

Kluge ka thënë se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.

Më pak se 40 për qind e personave mbi 60-vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Ai ka shtuar se në Bullgari, Gjergji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punëtorëve shëndetësorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Your browser doesn’t support HTML5

Heqja e kufizimeve herët mund ta zgjasë pandeminë

Ai ka thënë se duke pasur parasysh shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat që dihet se funksionojnë në luftim të pandemisë.

Sipas tij, në mesin e këtyre masave përfshihet shmangia e ngjarjeve me shumë persona, vendosja e maskës në ambiente të brendshme dhe kryerja e testeve të shpejta për të identifikuar sa më herët rastet e infektimit.