Pandemia e koronavirusit nuk është “as afër fundit”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që varianti Omicron i koronavirusit ka përballur shumë shtete me rekord të infektimeve me koronavirus.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omicron përbën më pak rrezik, vetëm sepse duket se shkakton simptoma më të lehta.
“Omicron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo pretendimet se është sëmundje e lehtë, është mashtrim”, u ka thënë ai gazetarëve nga selia e OBSH-së në Gjenevë.
“Mos u gaboni: Omicron është duke shkaktuar shtrirje në spital dhe vdekje, andaj edhe rastet më të lehta janë duke ngarkuar sistemin shëndetësor”, ka shtuar ai.
SHIKONI EDHE: Pse ende duhet të tentoni t’i shmangeni Omicronit?Varaitni Omicron i koronavirusit tani është dominant në shumë vende të botës, duke nisur nga Brazili e deri në Francë.
Të dhënat sugjerojnë se vaksinat ekzistuese për koronavirus janë më pak efektive në parandalim të infektimit me Omicron, në krahasim me variantet tjera, mirëpo dozat e vaksinave ofrojnë mbrojtje ndaj sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.
Ekziston shpresë se kombinimi i njerëzve të vaksinuar dhe pjesën tjetër që ka antitrupa nga infektimi me koronavirus, mund të rezultojë me një shkallë të atij që njihet si imunitet i tufës.
Kjo gjë ka rritur diskutimet nëse koronavirusi do të kthehet në endemi.
Michael Ryan, drejtor për Emergjenca në OBSH, ka thënë në një panel të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror se “ky virus mund të mos përfundojë kurrë”, sepse një virus i tillë “mund të bëhet pjesë e ekosistemit”.