Evropa po përjeton rritje të rasteve javore të koronavirusit për herë të parë në disa muaj, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në 11 vende, "transmetimi i shpejtë ka çuar në një rishfaqje të madhe [të rasteve], që nëse lihet pa kontroll, do t’i çojë sistemet shëndetësore në Evropë edhe një herë në prag të kolapsit", tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Rajoni i OBSH-së në Evropë, i cili mbulon 54 shtete dhe shtatë territore nga Azia Qendrore deri në Evropën Perëndimore, ka rënie të përqindjes së rasteve me koronavirus, krahasuar me muajt e mëparshëm.
Rajoni evropian ka regjistruar mbi 2.6 milionë të infektuar dhe 195,000 viktima.
SHIKONI EDHE: A mund të infektohemi dy herë me koronavirus?Këto shifra paraqesin rreth një të katërtën e rasteve globale dhe gati 40 për qind të mbi 485,000 vdekjeve në botë.
Rajoni i Evropës i OBSH-së vazhdon të raportojë afro 20,000 raste të reja në ditë dhe mbi 700 viktima.
Kluge tha se paralajmërimet e tij në lidhje me rrezikun e rigjallërimit të virusit pasi vendet t’i lehtësojnë masat e izolimit, "tani janë bërë realitet".
"Tridhjetë vende/territore kanë parë rritje të rasteve të reja në një kulm të ri gjatë dy javëve të fundit", tha ai.
Your browser doesn’t support HTML5
Njëmbëdhjetë vendet që përballen me transmetim të shpejtë të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, Covid-19, janë: Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhani, Kazakistani, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kirgizia, Ukraina dhe Kosova.
- Ngritja e lakores së infektimit me Covid-19 në Kosovë
- Kosova pranon 6,500 teste për koronavirus dhe gjashtë respiratorë
Kluge tha se vendet, si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli, janë përgjigjur shpejt ndaj shpërthimeve të rrezikshme të virusit, gjatë disa javëve të fundit.
SHIKONI EDHE: Përhapja e koronavirusit kërcënon strategjinë e izolimit në Gjermani“Vatrat e reja të rasteve janë kontrolluar përmes ndërhyrjeve të shpejta dhe të shënjestruara”, tha ai.
Kluge po ashtu tha se ministrat e shëndetësisë në të gjithë rajonin kanë raportuar se gjithnjë e më shumë njerëz po e ndryshojnë sjelljen e tyre, duke iu përmbajtur distancës fizike dhe duke vendosur maska në fytyrë.