Zyrtarët shëndetësorë i paralajmëruan vendet e botës që ta marrin më seriozisht shpërthimin e koronavirusit, i cili ka marrë hov në Evropë dhe Amerikë të Veriut.
Holanda dhe Vatikani i raportuan të premten rastet e para, ndërsa në gjithë botën numri i tyre i është afruar 100 mijëshit.
Koronavirusi e ka origjinën në Kinë. Rastet e para atje janë shfaqur në fund të dhjetorit, ndërsa që atëherë mbi 85 vende kanë njoftuar se kanë njerëz të infektuar.
Mbi 3,300 persona, ndërkaq, kanë humbur jetën nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Jashtë Kinës, numrin më të madh të të vdekurve e kanë Italia dhe Irani.
“Kjo nuk është stërvitje”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për "gatishmëri më agresive" për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Derisa qeveritë përpiqen të kontrollojnë shpërthimin, bizneset po përgatiten për më të keqen.
Disa ekonomi të mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ulur normat e interesit dhe kanë premtuar miliarda dollarë për të luftuar epideminë.
Tregjet e aksioneve evropiane kanë vazhduar të bien të premten, ashtu si edhe tregjet në Azi.
Banka Aziatike e Zhvillimit tha se humbjet globale ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit mund të arrijnë në 347 miliardë dollarë, ndërsa dy të tretat e këtyre humbjeve mund të ndodhin vetëm në Kinë.
Në SHBA, katër shtete të reja regjistruan rastet e tyre të para të koronavirusit: Kolorado, Merilend, Tenesi dhe Teksas.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja thotë se ka mungesë testesh për koronavirusNumri i rasteve të raportuara të koronavirusit në SHBA është rritur në 230, ndërsa janë raportuar 12 vdekje.
Kriza ka bërë që punëdhënësit e mëdhenj, si: Google, Facebook, Amazon dhe Microsoft t’i këshillojnë punonjësit që të punojnë nga shtëpia.
Senati amerikan miratoi një paketë ndihme, prej 8.3 miliardë dollarësh, për të luftuar shpërthimin.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror tha se linjat ajrore në botë mund të humbin më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime, si pasojë e frikës nga koronavirusi.
Sipas kësaj shoqate, humbjet e mundshme do të variojnë nga 63 miliardë dollarë në 113 miliardë.