Në oborr prehet i biri i saj: Ukrainasja ngulmon ta rindërtojë jetën
Iryna, 60 vjeçe, shikon varrin e të birit, Romanit, i cili ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Dovhenke, në Ukrainën lindore. Djali i saj ishte 39-vjeçar kur u vra nga bombardimet ruse.
Pas pushtimit rus, Iryna dhe bashkëshorti i saj ikën nga shtëpia e tyre në prillin e vitit 2022, për të jetuar bashkë me njërin prej bijve të tyre, në qytetin e Zhitomirit. Pas kthimit të tyre, ata gjetën shtëpinë e tyre të dëmtuar nga bombardimet. Ata gjetën kufomën e djalit të tyre të zhdukur nën rrënojat e shtëpisë së fqinjëve të tyre.
Iryna dhe bashkëshorti i saj bënë përpjekje të jetonin në bodrumin e shtëpisë së tyre të dëmtuar, por muajt e dimrit rezultuan shumë të ashpër për t’u përballuar.
Kur çifti u kthye në pranverën e këtij viti, ai gjeti kurthe të lidhura me tri granata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur Irynan dhe bashkëshortin e saj që ta rimbjellin oborrin e tyre, ta lyejnë sërish fasadën e dëmtuar dhe ta rindërtojnë shtëpinë e tyre familjare, ku ata i kanë rritur djemtë e tyre.
Iryna mban një fotografi të çmueshme të pesë djemve të saj, ku shihet edhe Romani (i dyti nga e majta), i cili tani paraqitet në ëndrrat e saj. Një djalë tjetër i saj tani po shërben në ushtrinë ukrainase.
Pa ndihmë të jashtme, procesi i rindërtimit do të marrë kohë të konsiderueshme. Autoritetet në Kiev kanë krijuar programe për t’iu ndihmuar atyre që u janë dëmtuar apo shkatërruar shtëpitë gjatë luftës.
Iryna duke menduar për punën e vështirë që ka përpara bashkë me bashkëshortin e saj, teksa zhurma e shpërthimeve dëgjohet në largësi.
Çifti gjen lehtësim në vizitat e nipërve e mbesave, të cilët e duan qetësinë e oborrit të tyre të mbushur me lule.
Varri i Romanit në oborrin e shtëpisë së Irynas.