Sulmi vdekjeprurës në shkollën e Beogradit
Njerëzit duke qarë pasi tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë.
Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (13), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, njoftoi policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit.
Të gjitha rrugët përreth shkollës, që ndodhet në qendër të Beogradit, janë të bllokuara, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Një prind shoqëron fëmijën e saj pas të shtënave në shkollë në Beograd më 3 maj 2023.
Ambulancat dhe oficerët e policisë në vendin e ngjarjes pas të shtënave në shkollë, në kryeqytetin Beograd më 3 maj 2023.
Një prind që përpiqet ta qetësojë një fëmijë pas sulmit në shkollë në Beograd, më 3 maj 2023.
Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.
Fëmijët presin para shkollës "Vladislav Ribnikar" pas të shtënave në Beograd, Serbi, të mërkurën, 3 maj 2023.
Autoambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë shihen në vendin e ngjarjes.
Njerëzit duke pritur para shkollës ku ndodhi sulmi.
Disa nxënës duke u larguar pas sulmit në shkollën "Vladislav Ribnikar" në Beograd, Serbi, të mërkurën, 3 maj 2023.
Policia ka bllokuar rrugën për te shkolla ku ka ndodhur sulmi.
Njerëzit të shqetësuar duke pritur informacione për familjarët e tyre.
Një tjetër prind me një fëmijë nxënës i shkollës ku ka ndodhur sulmi, nga i cili u vranë së paku 8 nxënës dhe një rojë.
Ekipet e emergjencës pranë vendit të ngjarjes.
Oficerët e policisë qëndrojnë roje pranë vendit të ngjarjes pas sulmit në shkollë ku u vranë 8 nxënës dhe një roje sigurie.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha më herët se i dyshuari, nxënës i klasës së shtatë, ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurimit të shkollës.