Shtohen varrezat ushtarake nëpër Ukrainë dhe Rusi

Kjo fotografi e Varrezës Liçakiv në Lviv, u shkrep më 23 maj, kur ukrainasit shënuan Ditën e Heronjve, për nder të ushtarëve të vrarë gjatë pushtimit rus.

Fotografia është njëra prej disa fotografive të shkrepura së fundi, që tregojnë për humbjet e mëdha në njerëz si pasojë e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë.

Kjo fotografi nga shkurti 2023 shfaq një pjesë të një varreze në Harkiv, në lindje të Ukrainës, kushtuar ushtarëve të rënë.

Një zonë e varrezës Lisove në Kiev, e njohur si Shtegu i Heronjve, e fotografuar në prill 2023.
 

Fotografitë nga varrezat ushtarake ruse janë të rralla, me gazetarët që rrezikojnë të dënohen ashpër për përhapjen e "lajmeve të rrejshme" për ushtrinë ruse.

Kjo fotografi nga maji 2024, e një varreze në rajonin Tambov në Rusi, shfaq banere ushtarake dhe një pllakë përkujtimore për një pjesëmarrës të asaj që Kremlini e cilëson si "operacion special ushtarak" në Ukrainë.

Miqtë dhe familjarët e vizitojnë varrin e një ushtari të vrarë ukrainas në ceremoninë e Krivi Rih në lindje të Ukrainës në prill 2023.

Ukraina e ka pranuar se 31.000 ushtarë të saj janë vrarë në konflikt, edhe pse ekspertët e pavarur thonë se numri është shumë më i lartë.

Pamjet e kombinuara satelitore shfaqin shtimin e varreve në Bogorodskoye, në rajonin e Moskës në Rusi, prill 2023 (lart), krahasuar me tetorin 2021.

BBC-ja thotë se më shumë se 50.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit deri tani, edhe pse numri i vërtetë besohet se është shumë më i lartë.

Familjarët e vizitojnë varrin e një ushtari ukrainas në një varrezë në Brovari, pranë Kievit, në prill 2023.

Një burrë ec pranë Shtegut të Heronjve në një varrezë në Irpin afër Kievit, në shkurt 2023.

Një varrmihës pushon gjatë punës së tij pranë varreve të ushtarëve rusë në Yefremov, në rajonin Tula në Rusi, në mars 2023.
 

Varret e ushtarëve në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, të fotografuara në shkurt 2023.

Varret e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë shihen në një varrezë afër Voldodradit, në jug të Rusisë, në mars 2022.

Familjarët pinë në kujtim të ushtarëve të rënë në Borodianka, afër Kievit, në mars 2023.

Një banor i Iziumit, në lindje të Ukrainës, e viziton Shtegun e Lavdisë në varrezën e qytetit, në shtator 2023.

Portreti i ushtares ukrainas Valentyna Makarenko shihet në një varrezë në Harkiv, në janar 2024.
 

Një grua kujdeset për varrin e një ushtari të afërm të rënë në luftë, në varrezën e Buçës, pranë Kievit, në mars 2024.

Varret e ushtarëve ukrainas në Pokrovsk, në lindje të Ukrainës, në gusht 2022.

Një varrezë në Mikolaiv, në jug të Ukrainës, nga tetori 2022, shfaq një grua duke vajtuar pranë varrit të djalit të saj të vetëm; një ushtar i vrarë nga bombardimet ruse.

Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)