"Nuk ka mbetur asgjë": Palestinezët e kthyer i gjejnë shtëpitë e rrafshuara

Your browser doesn’t support HTML5

Disa palestinezë, të cilët ishin zhvendosur gjatë ofensivës izraelite, janë kthyer në qytetin e Han Junisit, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ata i kanë gjetur shumicën e shtëpive të tyre të shkatërruara, teksa në lagjet e tyre nuk ka më ujë, sistem kanalizimi, ushqim, xhami apo infrastrukturë. Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)