"Nuhate" shkencën: Rrugëtimi i Jorës drejt inxhinierisë bio-mjekësore
Your browser doesn’t support HTML5
E tërhequr nga fusha e teknologjisë informative, Jora Zeneli kaloi vite duke u vetedukuar në këtë lëmi. Shkollat ku ndoqi mësimet, thotë se nuk ofronin mësime të përditësuara, andaj kërkimet i bënte vetë në internet. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, 19-vjeçarja nga Prishtina tregon se si arriti ta përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe botërore të inovacionit, se si i është përkushtuar edukimit të vajzave në këtë fushë dhe se cili është destinacioni i saj i radhës për zgjerimin e njohurive.