Rihapet katedralja ikonike në Paris
Fjala "faleminderit" e ndriçuar në fasadën e katedralen Notre Dame në nisjen e ceremonisë së rihapjes të ndërtesës.
Zjarrfikësit qëndrojnë brenda katedrales Notre Dame, e cila u përball me zjarr shkatërrues më 2019.
Udhëheqës botërorë, të ftuar dhe besimtarë katolikë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike 861-vjeçare.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë ceremonisë në Paris.
Ceremonia, një kombinim midis traditave solemne fetare dhe atyre kulturore, u udhëhoq nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.
Pamje breda katedrales Notre Dame. U deshën pesë vjet që të restaurohej kjo ndërtesë.
Pavarësisht shiut dhe erërave të fuqishme, qytetarët shikuan ceremoninë e rihapjes së katedrales nga rrugët e Parisit, teksa kambanat ranë sërish pas pesë vjetësh.
Një skulpturë shihet brenda katedrales së rinovuar në Paris.
Statuja e virgjëreshës Pieta në Notre Dame. Për rihapjen e kësaj ndërtese shtetet nga e mbarë bota kanë dhuruar afër 1 miliard dollarë.
Siguria gjatë ceremonisë së rihapjes së katedrales ishte e lartë dhe pranë ndërtesës janë vendosur edhe barriera.