Një person ka vdekur nga koronavirusi të mërkurën në Kosovë sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa janë raportuar edhe 763 raste të reja me të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 2 mijë e 30 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37.58 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
SHIKONI EDHE: Dy të vdekur nga koronavirusi në KosovëAktualisht, janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Të martë, dy persona kanë vdekur nga COVID-19.
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.
Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve - ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.
SHIKONI EDHE: COVID-19 në Ballkanin Perëndimor