SHBA-ja rrëzon katër objekte fluturuese brenda 8 ditësh

Një avion luftarak i llojit F-22 Raptor i Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Të dielën, një avion luftarak ushtarak amerikan shkatërroi një objekt të paidentifikuar mbi liqenin Huron me urdhër të Presidentit Joe Biden.

Ky shënoi incidentin e katërt të tillë në harkun kohor të tetë ditëve dhe është vazhdimësi e serisë së veprimeve ushtarake mbi hapësirën ajrore amerikane.

Arsyeja e goditjeve të përsëritura është rritja e vigjilencës në përgjigje të një baloni spiun kinez që u shfaq në hapësirën ajrore të SHBA-së në fund të janarit.

Së fundmi, avionët luftarakë kanë rrëzuar edhe objekte tjera fluturuese mbi Kanada dhe Alaskë, të cilat, sipas zyrtarëve të Pentagonit, nuk përbënin ndonjë rrezik sigurie.

SHIKONI EDHE: Një objekt i paidentifikuar rrëzohet mbi Kanada

Megjithatë, për shkak të mungesës së informacionit për këto objekte, Pentagoni nuk përjashton asnjë mundësi, përfshirë praninë e UFO-ve.

Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes, Melissa Dalton, deklaroi se frekuenca e shtuar e goditjeve mund të jetë për shkak të rritjes së kontrollit të hapësirës ajrore në lartësi më të larta, duke përfshirë përmirësimin e sistemit të radarit.

Autoritetet amerikane e kanë bërë të qartë se monitorojnë vazhdimisht për përplasje të panjohura të radarëve dhe nuk është e pazakontë të mbyllet hapësira ajrore si një masë paraprake për t'i vlerësuar ato.

Your browser doesn’t support HTML5

Balona që mprehu dy superfuqitë