Përmes fotove: Një vit luftë mes Izraelit dhe Hamasit
Një pamje nga lart tregon dëmet e shkaktuara pas një depërtimi masiv të njerëzve të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës, në Kibbutz Beeri në Izraelin jugor, 11 tetor 2023.
Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, gjatë të cilit militantët i vranë mbi 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Sistemi kundër raketor i Izraelit kap raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës, siç shihet nga qyteti i Ashkelonit, Izrael, 9 tetor 2023.
Trupat e njerëzve, disa prej tyre të moshuar, shihen të shtrirë në një rrugë pasi u vranë gjatë një infiltrimi masiv nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës, në Sderot, Izraeli jugor, 7 tetor 2023.
Tymi nga bombardimet izraelite në Gazë.
Ushtria izraelite tha më 7 tetor se gjatë vitit të fundit i ka bombarduar më shumë se 40.000 shënjestra në Gazë, ka zbuluar 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 vende të raketahedhësve.
Karvani i të zhvendosurve palestinezë duke ecur në një rrugë mes rrënojash pasi më 30 maj 2023 forcat izraelite u tërhoqën nga një pjesë e kampit të refugjatëve Xhabalia, pas një bastisjeje, në veri të Rripit të Gazës.
Bombardimet izraelite në Gaza, mes konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit, 8 dhjetor 2023.
Fëmijët palestinezë, të plagosur në një sulm izraelit, duke u trajtuar në një spital në qytetin e Gazës, 7 korrik 2024.
Fëmijët palestinezë të dobësuar nga mungesa e ushqimit duke u trajtuar në një qendër shëndetësore, mes krizës së urisë si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Rafah, jugu i Rripit të Gazës, 4 mars 2024.
Një mjeke përlotet teksa qëndron brenda një streheimore nga bombat pranë vendit të festivalit Nova, ku pjesëmarrësit u rrëmbyen dhe u vranë gjatë sulmit të 7 tetorit nga persona të armatosur të Hamasit nga Gaza, në jug të Izraelit, 13 maj 2024.
Një ushtar izraelit në një tunel që u tha se përdorej nga Hamasi dhe u gjet nën Spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës, në veri të Rripit të Gazës, 22 nëntor 2023.
Palestinezët duke ikur nga veriu i Gazës, 10 nëntor 2023.
Nëna e binjakëve palestinezë, Wesam dhe Naeem Abu Anza, të cilët lindën gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe u vranë nga sulmet ajrore izraelite, shihet duke i përqafuar dhe duke qarë gjatë funeralit të tyre, në Rafah, Rripi i Gazës më 3 mars 2024.
Palestinezët derisa presin të marrin ushqim gjatë muajit të Ramazanit, mes krizës humanitare që ka kapluar popullatën e zhvendosur nga luftimet, 13 mars 2024.
Dy fëmijë të vegjël mbajnë enë plastike që do t'i mbushin me ujë ndërsa kalojnë mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara nga bombardimet izraelite në Kan Junis, Rripi i Gazës, 22 maj 2024.
Njerëzit duke shikuar kah qielli derisa ushtria amerikane lëshoi ndihmat e para nga ajri për palestinezët në Gazë, për të zbutur sadopak krizën e shkaktuar nga mungesa e ushqimeve, 2 mars 2024.
Palestinezët duke kërkuar viktimat pas sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Xhabalia në Rripin e Gazës, 31 tetor 2023.
Almog Meir Jan, një peng i shpëtuar përqafon të dashurën. Ushtria tha se forcat izraelite kanë shpëtuar katër pengje të gjallë nga Rripi i Gazës, në Ramat Gan, Izrael, 8 qershor 2024.
Një anëtare e ushtrisë izraelite duke qarë pranë një memoriali të familjarëve të saj Tair David dhe Hodaya David, në vendin e festivalit Nova, ku qindra njerëz u vranë dhe u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit nga persona të armatosur të Hamasit nga Gaza.
Aviva Adrienne Siegel, 62 vjeç, e cila u lirua pasi ishte marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas, reagon ndërsa po transportohej, në Ofakim, Izrael, 26 nëntor 2023.
Një burrë përpiqet t'i qetësojë dy fëmijë që po qajnë ndërsa të tjerë palestinezë kërkojnë për viktima në vendin e sulmeve izraelite në një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës, 25 tetor 2023.
Një djalë palestinez shikon dëshpërueshëm vendin ku para sulmit izraelit ndodhej një kamp me tenda ku ishin strehuar të zhvendosur, në zonën Al-Mawasi në Kan Junis, në Rripin e Gazës, 10 shtator 2024.
Një burrë bart një vajzë palestineze të plagosur në sulmet izraelite në një shtëpi, në Kan Junis, Rripi i Gazës, 11 tetor 2023.
Një fëmijë palestinez qan pranë nënës së tij pasi u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser, pas një sulmi izraelit, në Kan Junis, 13 nëntor 2023.