Një kosovar dyshohet se ka vdekur te "Maja e Thatë" në Valbonë

Disa alpinistë në rrugën Valbonë - Theth. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vdekur në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë të Shqipërisë, ka bërë të ditur policia e këtij shteti.

Përmes një komunikate për media, Policia e Shtetit ka thënë se shërbimet e Komisariatit të Policisë në Tropojë janë nisur drejt zonës.

Sipas njoftimit, për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar edhe ndërhyrja e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes për të lokalizuar trupin.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës.