Një burrë ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë të zhdukur pas fundosjes së një jahti në brigjet e Sicilisë në orët e hershme të së hënës, kanë thënë shërbimet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit në Itali.
Në jahtin 56-metërsh është parë flamuri britanik dhe britanikët janë në mesin e të zhdukurve, kanë raportuar mediat italiane.
Në mesin e 22 personave në bord janë 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë – në mesin e të cilëve ka edhe shtetas amerikanë dhe kanadezë.
Shërbimet e emergjencave kanë shpëtuar 15 persona, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, pasi jahti ka nisur të fundoset, si pasojë e motit të lig në Palermo.
Copëza të jahtit janë identifikuar në 50 metra thellësi.
Në deklaratën e Gardës kufitare të Italisë është thënë se një anije e afërt ka ofruar ndihmë edhe para se të arrinin shërbimet e emergjencave.
Jahti është menaxhuar prej kompanisë, Camper and Nicholsons International.