Gjashtë ngjyrat e Olimpiadës

  • Reuters

Një përkrahëse gjatë një ndeshje basketbolli mban syze me formën e rrathëve olimpikë.

Një familje fotografohet në rrathët olimpikë në Portin e Versajës në Paris.

Xhudistja Distria Krasniqi (me të bardha) e Kosovës në aksion kundër Odette Giuffrida të Italisë në kategorinë deri në 52 kilogramë.  Xhudistja Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës. 

Sol Aguirre nga Peruja gjatë stërvitjes para garës olimpike.

Yani Chang e Kinës në veprim gjatë finales së hedhjes së sinkronizuar 3 metra për femra në qendrën e akuatikëve, Saint-Denis, Francë më 27 korrik 2024. 

Njerëz të veshur me veshje mbrojtëse nga shiu gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Konstantin Kharkov i Kroacisë në aksion gjatë rundit preliminar kundër Malit të Zi.

Jose Torres Gil i Argjentinës gjatë ngrohjes para garës finale BMX stil i lirë. 

Pamje e një tifozeje mes vendeve bosh gjatë ndeshjes së futbollit për vajza, Gjermani - Australi.

Hendbollisti Dylan Nahi i Francës mban syze me rrathët olimpikë pranë Kullës Eifel, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Parisi 2024.

 Rebeca Andrade e Brazilit duke interpretuar gjimnastikë artistike në Balance Beam.

“Arena e gjimnastikës ka disa sfonde të bukura të pastra, kështu që kur një atlet del me një triko me ngjyra të ndezura si Rebeca Andrade e Brazilit në finale, e dija se e verdha e gjallë do të binte në sy, kështu që u pozicionova për ta kapur atë teksa fluturonte nëpër ajër si të kishte krahë”, tha
Hannah McKay, fotografe e Reutersit me qendër në Britani.

Elizabeth Dekkers e Australisë duke notuar në garën stili flutur në 200 metra.

Hëna e fotografuar mes rrathëve olimpikë në Kullën Eifel, para Olimpiadës 2024 në Paris, Francë, 23 korrik 2024.

Hija e Taylor Fritz të Shteteve të Bashkuara shihet gjatë ndeshjes së tij kundër Lorenzo Musettit të Italisë.

Sid Ali Boudina i Algjerisë duke u stërvitur para garës.

Pamje e përgjithshme e një shfaqjeje dritsh në Kullën Eifel gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.

Rrathët olimpikë të dizajnuar në thonjtë e Andi Murez të Izraelit gjatë stërvitjes.

Yiwen Sun i Kinës në aksion kundër Renata Knapik-Miazga të Polonisë.

Pamje e përgjithshme e atletëve gjatë garës.

Medalistët e artë të ekipit të Francës vallëzojnë në fushë ndërsa festojnë pas ceremonisë së marrjes së medaljeve.

Kaloyana Nalbantova e Bullgarisë në aksion gjatë ndeshjes në Grupin A kundër Xuefei Qi të Francës.

Tifozët e Uzbekistanit të veshur me ngjyrat e flamurit të tyre duke bërë lëvizje të koordinuara në tribunë para ndeshjes.

Një qen kalon pranë qendrës së medias në vendin ku mbahen garat e sërfit në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Një atlet nga Japonia gjatë stërvitjes në gjimnastikë artistike. Kjo është një foto me ekspozim të shumëfishtë brenda kamerës.

Felix Auboeck i Austrisë në aksion në garën e notit 800 metra stil i lirë.

Manika Batra e Indisë në aksion gjatë ndeshjes në tenis në rundin e 32-të kundër Prithika Pavade të Francës.