Viti 2020 përmes fotografive

Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Simon Adamczyk, pjesëtar i ekipit të shpëtimit të kafshëve të egra në Adelaide, shpëton një koala në një pyll në Ishullin e Kangurit, në jugperëndim të Adelaides, Australi më 7 janar, 2020. Ekspertët kanë frikë se zjarret në pyjet e Australisë mund të çojnë në vrasjen e gjysmë miliardi kafshësh. (AAP Image/David Mariuz/via REUTERS)

Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)

Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)

Një grua fotografon me telefonin e saj flamurin britanik gjatë një ngjarjeje për të festuar miqësinë ndërmjet Belgjikës dhe Britanisë, që u mbajt në Bruksel më 30 janar, 2020. Më 29 janar, Britania formalizoi largimin nga Bashkimi Evropian, ku kjo ngjarje u përcoll me skena emocionale, teksa parlamenti votoi për të ratifikuar dokumentet e divorcit. Pas gjysmë shekulli pjesë e BE-së, Britania nisi negociatat me BE-në për largimin nga blloku. Ky shtet do të largohet përfundimisht nga BE-ja më 31 janar, 2020. (Kenzo TRIBOUILLARD/AFP)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mban në duar gazetën USA Today, ku në faqen e parë të saj është lajmi për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)

Një pasagjer mban një maskë dhe është i mbuluar me qese të plastikës, si masë preventive, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan të Kinës. Ky qytetar gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore më 30 janar, 2020. Pas rritjes së rasteve me këtë virus në mbarë botën, OBSH-ja më 11 mars, e shpalli atë pandemi.

 

Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku ajo jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)

Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020.
Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)

Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL).
Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan – një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.

Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)

Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)
 

Zjarrfikësit mundohen ta shuajnë zjarrin, që shpërtheu pas rrëzimit të një aeroplani në Karaçi më 22 maj, 2020. Një zyrtar i aviacionit tha se ky avion pasagjerësh i përkiste Pakistan Airlines, kompani shtetërore. Në bordin e këtij aeroplani ishin mbi 100 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur aeroplani u rrëzua në afërsi të Karaçit.(AP/Fareed Khan)

Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një Urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert)

Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020.

Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)

Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)

Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)

Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar të Afganistanit më 12 korrik, 2020. Këta të burgosur ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim i të burgosurve, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, Qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë dhe talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)

Një grua tregon dëmin që është shkaktuar në shtëpinë e saj nga bombardimet nga forcat armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit më 14 korrik, 2020. Luftimet në afërsi të kufirit Armeni-Azerbajxhan shpërthyen në korrik, që qenë luftimet më serioze ndërmjet këtyre dy shteteve, që prej vitit 2016. (AP Photo/Ramil Zeynalov)

Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)

Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi të Pakistanit më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE).

Një protestues mban në duar një fotografi të kryeministrit bullgar, i cili në këtë fotografi ka një maskë të vendosur të kartëmonedhës prej 500 eurove. Këta qytetarë morën pjesë në protestën anti-qeveritare në Sofja më 29 korrik, 2020, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë. (Nikolay Doychiov/AFP).

Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)

Protestuesit ikin nga policia gjatë një proteste të mbajtur më 9 gusht në Minsk, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet presidenciale bjelloruse. (REL)

Specialistët shëndetësorë e fusin në një autoambulancë liderin opozitar rus, Aleksei Navalny. Ai u dërgua për në aeroport ku udhëtoi për trajtim mjekësor në Gjermani, më 22 gusht, 2020.(Aleksei Malgavko/Reuters)

“Marshi i unitetit” në Minsk të Bjellorusisë, i mbajtur më 6 shtator, 2020. (REL)

Jill Biden, largon nga gazetarët burrin e saj, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, teksa ai flet me gazetarët në Nju Kastëll, Delauer, më 5 tetor, 2020. (AP/Andrew Harnik)

Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bën thirrje për lirinë e shprehjes dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)

Një burrë, që mban flamurin kombëtar armen, më 13 nëntor, viziton Manastirin Ortodoks Dadivank që gjendet në Kalbajar në Nagorno Karabak. Ky manastir, besohet se është ndërtuar në shekullin e 12 apo të 13. Sipas një marrëveshjeje, që i dha fund luftimeve në rajonin e Nagorno Karabakut, territoret që ishin nën kontrollin e armenëve, siç është ky ku gjendet ky manastir, do t’i kalojnë Azerbajxhanit.(AP/Sergei Grits)

Një ushtar në rajonin separatist të Donetskut, më 24 nëntor, 2020, luan me disa mace, teksa strehohet në një vend në afërsi të frontit të luftës, në qytetin Horlivka, nën kontrollin e rusëve, që gjendet në Ukrainë. Rusia vazhdon të furnizojë me armë separatistët në rajonet e okupuara të Donetskut dhe Luhanskit, thotë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. (Dave Mustaine/EPA-EFE).

Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar – një prej shteteve të goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit – nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e pleqve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, që të gjithë do ta marrin vaksinën. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)