Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh sulme të intensifikuara ndaj Libanit.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se nëse grupi militant “nuk e ka marrë mesazhin deri tani, ju premtoj se do ta marrë mesazhin”.
Ai ritheksoi se Izraeli është i vendosur të kthejë qytetarët e zhvendosur në veri, duke shtuar: “Asnjë vend nuk mund ta tolerojë zjarrin ndaj banorëve të tij, zjarrin ndaj qyteteve të tij. Dhe as shteti izraelit nuk do ta tolerojë. Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta rikthyer sigurinë”.
Ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant, tha se masat kundër Hezbollahut do të vazhdojnë deri sa banorët e veriut të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për ta arritur këtë”.
Gallant ishte në një vizitë në qendrën e komandës dhe kontrollit të Forcave Ajrore izraelite kur tha se grupi militant libanez “ka filluar të ndjejë disa nga kapacitetet” e ushtrisë izraelite dhe se “ata ndjejnë se po ndiqen, dhe ne po shohim rezultatet".
SHIKONI EDHE:
Izraeli thotë se e ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut në BejrutHezbollahu thotë se iu vra edhe një komandant i lartë në sulmin nga IzraeliNumri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut arrin në 37Ai gjithashtu e quajti operacionin e kryer nga Forcat Ajrore izraelite “shumë mbresëlënës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
Grupi Hezbollah i Libanit – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior.
Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.
SHIKONI EDHE: Hezbollah lëshon mbi 100 raketa në Izrael, rritet frika për luftëKy sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash. Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh.
SHIKONI EDHE: Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe HezbollahutKoordinatorja speciale i Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme.
“Me rajonin në prag të një katastrofe të menjëhershme, nuk mund të theksohet mjaftueshëm: nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë ndonjërën palë më të sigurt”, shkroi Jeanine Hennis-Plasschaert në një postim në X.
Hennis-Plasschaert kishte kritikuar më parë sulmin që çoi në shpërthimin e mijëra pajisjeve në Liban dhe kishte paralajmëruar se ai sulm shënon “një eskalim jashtëzakonisht shqetësues në një kontekst tashmë të papranueshëm.”