Nëpërmjet fotografive: Prania e shtuar e KFOR-it në urën e Ibrit
Pjesëtarë të KFOR-it në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Autoblinda të KFOR-it në urë.
Një ditë më herët, autoritetet e Kosovës mbyllën disa institucione paralele serbe në veri, gjë që nxiti reagime si në Beograd, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Derisa autoritetet serbe e cilësuan këtë si “përpjekje për spastrimin e serbëve”, SHBA-ja dhe BE-ja thanë se ky “veprim i pakoordinuar” rrezikon situatën e sigurisë.
Qeveria e Kosovës këmbëngul se këto veprime ndërmerren me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit edhe në veri - zonë e banuar me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, është duke paralajmëruar se planifikon ta hapë për trafik urën e Ibrit.
Vendet e QUINT-it - SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia - e cilësojnë si të njëanshëm synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës, ndërsa BE-ja kërkon që çështja të diskutohet në dialog me Serbinë.
Në Mitrovicë të Veriut kishte edhe një protestë kundër hapjes së urës.
KFOR-i nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse ka rritur praninë në urë, por një pjesëtar i misionit i tha korrespondentes së REL-it në terren se bëhet fjalë për “operacion rutinor”.
Pamje nga e ura e Ibrit mëngjesin e 31 gushtit.