Nënat e ushtarëve rusë i kërkojnë djemtë në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Khrystyna punon në një linjë të ndihmës, të krijuar nga autoritetet ukrainase, për t’iu ofruar informata familjeve të ushtarëve rusë, të zhdukur gjatë luftës. Thirrjet e tyre janë lutje të dëshpëruara për ndihmë, shpesh të shoqëruara me kërkim-falje. Në dy prej thirrjeve, dy gra në Ukrainë po i kërkonin vëllezërit e tyre, në ushtrinë pushtuese ruse. Njëra prej tyre pyeti: “A po lufton vëllai im kundër nesh?”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)