Nëna afgane bëhet studente para syrit të botës
Your browser doesn’t support HTML5
Një grua 25 vjeçare nga Afganistani ka kuptuar për herë të parë për ekzistencën e Facebook-ut, kur fotografitë e saj janë shpërndarë në gjithë botën përmes këtij rrjeti social. Jahantab Ahmadi nga Afganistani ka fituar vëmendjen e të gjithëve kur është parë teksa ka plotësuar provimin pranues në fakultet, ndërkohë që ka tentuar të qetësojë foshnjën e saj dymuajshe. Njoftimi se është pranuar në institucionin e lartë arsimor e ka afruar atë me ëndrrën për të qenë e edukuar.