Në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak

Një ushtar armen në vijën e frontit, derisa trupat luftojnë për t'i mbajtur pozicionet - 18 tetor, 2020.

Një ushtar azerbajxhanas në Xhabrajil, pasi qyteti është kapur nga forcat etnike armene, më 16 tetor.

Oficeri i pensionuar i policisë armene, Genadiy Avanesyan, 73 vjeç, në kërkim të gjësendeve të mbetura në shtëpinë e tij në Stepanakert, e cila është goditur rëndë nga granatimet, më 10 tetor. Stepanakerti është qyteti kryesor i Nagorno Karabakut, i cili ka pasur rreth 55,000 banorë përpara luftimeve të fundit.

Një banor mes rrënojave, derisa ekipet e shpëtimit kërkojnë të afërmit e tij në Ganja - qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit - 17 tetor, 2020.

Një ushtar armen në vijën e frontit - 18 tetor, 2020.

Një ushtar azerbajxhanas pranë një automjeti të dëmtuar në Xhabrajil, më 16 tetor, 2020.

Arthur Sahakyan, 63 vjeç, lutet brenda katedrales së Shpëtimtarit të Shenjtë, të dëmtuar nga artileria, në Shusha të Nagorno Karabakut - 13 tetor, 2020.

Banorët lokalë përcjellin kërkimet për të mbijetuar, pasi ndërtesat në Ganja u goditën nga një raketë, më 11 tetor, 2020.

Një anëtar i Halo Trust, një OJQ për pastrimin e minave, instalon një shenjë paralajmëruese për një raketë të pashpërthyer në një oborr në Stepanakert, më 14 tetor.

Familjarët e Royal Sahnazarovit, Zuleyha Sahnazarovas dhe vajzës së tyre, Medine Sahnazorava, që janë vrarë kur një raketë ka goditur shtëpinë e tyre në Ganja. Ata vajtojnë gjatë varrimit të tyre, më 17 tetor.
 
 

Një nënë vajton djalin e saj, gjatë varrimit të tij në Stepanakert, më 17 tetor.

 

Një tank i shkatërruar në Xhabrajil, pasi qyteti u kap nga forcat azerbajxhanase - 16 tetor, 2020. 
 

Një fshatar arrin në shtëpinë e shkatërruar të një fqinji në rajonin Martakert të Nagorno Karabakut - 15 tetor, 2020.

Një burrë shikon një gropë të shkaktuar nga predhat, në një rrugë në Terter, pranë vijës së parë të frontit - 18 tetor, 2020.

Një ushtar i plagosur në një spital jashtë Stepanakertit, më 14 tetor.

Mikhail Ismailov del nga një strehë pranë shtëpisë së tij, e ndërtuar për mbrojtje nga predhat dhe raketat - 14 tetor, 2020.

Fqinjët ndajnë ushqimin në Stepanakert - 8 tetor, 2020.

Qowkar Movsumov, 32 vjeç, luan në një instrument me tela në Terter - 19 tetor, 2020.