Në punë, pa masa për mbrojtje nga Covid-19

Ilustrim.

T.K (emër i njohur për redaksinë) thotë të ketë qenë e detyruar të dalë në vendin e punës, pavarësisht se punëdhënësi i saj nuk ka siguruar të gjitha masat për mbrojtje nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ajo thotë se i gjithë stafi që punon në këtë kompani private ka rinisur punën në zyret e njëjta, pa u krijuar distanca fizike prej 2 metrash, ashtu siç është rekomanduar nga autoritetet shëndetësore.

“Masat nuk janë respektuar, por ka pasur disa prej tyre që janë respektuar, siç është dezinfektimi dhe ka pasur dezinfektues. Sa i përket distancës... jo nuk ka hapësirë të mjaftueshme për personat që jemi (në zyrë). Rreziku prej se kemi rifilluar punën është shumë më i madh. Po ka qenë me patjetër që të dalim në punë. Në këto kushte po arrihet të punohet, por frika dhe stresi është i madh mos po infektohemi, pasi që një zyrë punojnë katër deri në tetë persona”, thotë ajo.

SHIKONI EDHE: Mosrespektimi i masave mbrojtëse rriti numrin e të infektuarve me në Kosovë

Masat për mbrojtje nga Covid-19, pas lirimit të masave të izolimit, që janë rekomanduar nga autoritetet shëndetësore, përfshijnë krijimin e distancës fizike deri në dy metra, vendosjen e maskave si dhe mbajtjen e higjienës.

Në Kosovë, ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Vetëm në tre ditët e fundit janë regjistruar 347 raste të reja me Covid-19, duke çuar në 1,833 numrin total të të prekurve me këtë virus.

Qytetarët vërshojnë sheshet, kafenetë dhe dyqanet pas lehtësimit të masave

Përfaqësues të sindikatave, të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve në sektorin privat në Kosovë, thonë se punëtorët u detyruan nga punëdhënësit të dalin në vendet e tyre të punës pa i siguruar masat për mbrojtje nga Covid-19.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha për Radion Evropa e Lirë se kanë pranuar informacione nga punëtorët, të cilët kanë thënë se nuk u janë krijuar kushtet për rifillimin e punës.

“Që nga fillimi i pandemisë e edhe tani, vlera më e vogël i është kushtuar punëtorëve nga pronarët e kompanive për të cilët qëllimi i tyre ka qenë vetëm ta rifillojnë punën pa ofruar kushtet minimale me masa mbrojtëse”, thotë Azemi.

SHIKONI EDHE: Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Azemi: Punëtorët e infektuar me Covid-19 po rrezikojnë të humbin punën

Ai bën të ditur se gjatë ditëve të fundit, një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat janë infektuar me koronavirus.

“Ne kemi informacione po ashtu që edhe pronarët e kompanive e kanë ditur që një pjesë e punëtorëve janë të infektuar dhe punëtorët nuk kanë pasur të drejtë që t’i njoftojnë kolegët e tyre që janë të infektuar”, thotë Azemi.

Ndërkaq, sipas tij, punëtorët të cilët janë infektuar me koronavirus, e të cilët janë vetizoluar, po rrezikohen ta humbin vendin e punës dhe po ashtu të mos marrin edhe paga.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Lehtësimi i masave të izolimit në Kosovë ka nisur të bëhet gradualisht qysh më 4 maj. Bizneset kanë filluar të ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë sektorët dhe pa ndonjë ndalesë deri një ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës mori masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës institucionet publike dhe private obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike, apo nga shtëpitë e tyre (në mënyrë) online, që nënkupton reduktimin e stafit.

Bizneset nuk ishin të përgatitura për të siguruar masat për mbrojtje nga Covid-19

Kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se bizneset, për të siguruar masat mbrojtëse, siç është distanca fizike, do të duhet të kenë edhe mbështetjen e shtetit për humbjet që shkaktohen nga rënia e aktivitetit ekonomik.

“Lirimi i masave kufizuese u bë, por rregullat strikte të paracaktuara nuk u zbatuan për dy arsye: e para ose nuk janë dhënë të sakta kufizimet p.sh te restorantet nuk është bërë e ditur sesa duhet të jetë distanca. Sot kemi tavolinat e restoranteve në ato vende siç kanë qenë para pandemisë, nuk është krijuar distanca, dhe e dyta shteti nuk ka ofruar mbështetje për këto goditje që do t’i ketë biznesi nga zvogëlimi i të hyrave”, thotë ai.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka publikuar manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit gjatë kësaj jave, edhe pse lehtësimi i masave kufizuese ka filluar shumë kohë më parë.

Ky manual i përkohshëm përmban udhëzime për masat mbrojtjeve nga Covid-19 në vende të punës, në mjedise jomjekësore, në qendrat tregtare dhe gastronomi dhe vende të tjera.

SHIKONI EDHE: Prezantohet manuali për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kërkuar nga të gjitha institucionet publike dhe sektori privat që të respektojnë manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Neve na duhet që në rrugë t’i shohim inspektorët shëndetësorë që marrin masa përkatëse në ndërmarrjet publike, private, në biznese, kafiteri, çdokund”, ka thënë kryeministri Hoti në mbledhjen e fundit të qeverisë.

SHIKONI EDHE: IKSHPK shpreh shqetësim për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar së fundmi Ministrinë e Shëndetësisë për mbylljen sektorëve ku ka raste pozitive, derisa ka kërkuar që të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim.

Kosova, rastet e para me koronavirus i ka shënuar më 13 mars.