Solidarizimi i disa zyrtarëve policorë me protestuesit në SHBA
Shefi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Terence Monahan, u është bashkuar aktivistëve, teksa kanë pushuar pas një ecjeje më 1 qershor.
I njëjti zyrtar policor është parë duke përqafuar një aktivist, teksa protestuesit janë ndalur për të pushuar në rrugët e Nju Jorkut.
Zyrtarët policorë ulen në gjunjë gjatë një proteste në Xhorxhia, pas vdekjes së afrikano-amerikanit Floyd.
Një zyrtar policor shkëmben një përshëndetje me një protestues, teksa policia tenton të ndalojë përshkallëzimin e situatës pas protestave të lidhura me vdekjen e Floydit.
Shefi i policisë në Oakley, Eric Christensen shihet duke biseduar me protestuesit, teksa ata protestojnë për vdekjen e afrikano-amerikanit. Fotografi e siguruar në rrjetet sociale.
Përshëndetje mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë janë parë edhe në Filadelfia.
Pamje po ashtu nga Filadelfia.
Zëvendës-komisionari i Policisë në Filadelfia, Melvin Singleton, shihet duke iu kërkuar edhe zyrtarëve tjerë që t'i bashkohen dhe të ulen gjatë marshit për kërkim të drejtësisë rreth vdekjes së George Floydit më 25 maj.
Policia e Filadelfias dhe Garda Kombëtare ulen në gjunjë me sugjerim të zëvendës-komisionarit, Melvin Singleton, që nuk shihet në fotografi.
Një tjetër shkëmbim duarsh dhe shprehje e solidaritetit mes zyrtarit policor dhe protestuesit në Mineapolis.
Kapiteni i Departamentit Policor në Sietëll, Bryan Grenon dëgjon protestuesit, të cilët kundërshtojnë atë që e konsiderojnë brutalitet të policisë ndaj George Floyd.
Një burrë bërtet me emocion, teksa sheh një polic të ulur në gjunjë afër Shtëpisë së Bardhë.