Në Harkiv raportohet për dhjetëra viktima civile

Your browser doesn’t support HTML5

Ministri i Brendshëm ukrainas ka thënë se dhjetëra civilë janë vrarë pas sulmeve në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, më 28 shkurt. Beteja për të fituar kontrollin e këtij qyteti verilindor është bërë ndër më të ashprat, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë. Analisti i sigurisë, Ruslan Leviyev ka thënë për televizionin, Current Time se forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa pasi ofensiva tokësore ka ngecur. Paralajmërim: Disa pamje mund të jenë shqetësuese. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Ibrahim Berisha)