Ndryshimet klimatike shkrijnë stacionin më verior kërkimor në botë
Drita e diellit reflektohet në të çarat e akullnajës Kongsbreen pranë Ny-Aalesund, Svalbard, Norvegji, 10 prill 2023
Akulli blu shihet në Kongsfjord pranë Ny-Aalesund, në Svalbard, Norvegji, 8 prill 2023.
Copat e akullit në Kongsfjord, afër Ny-Aalesund, Svalbard, Norvegji, 6 Prill 2023.
Kontabilistja e kompanisë Kings Bay AS, Sunniva Berge Mo, 33 vjeç, përqafon qenin e saj Zelda, në oborrin e qenve në Ny-Aalesund, Svalbard, Norvegji, 9 prill 2023. Ny-Alesund ka vetëm rreth 35 banorë gjatë gjithë vitit.
Pamje nga larg e kampit të shpimit, ku shkencëtarët gjetën një pellg uji në 25 metra thellësi. Kampi është në 1.100 metra lartësi mbi nivelin e detit në fushën e akullit Holtedahlfonna, afër Ny-Aalesund, Norvegji.
Shkencëtarët e Institutit Polar Norvegjez (NPI) duke ngarë makinat e tyre ndërsa dielli perëndon në brigjet e Kongsfjordit dhe akullnajës Kronebreen pranë Ny-Aalesundit, Svalbard, Norvegji, 10 prill 2023.
Victor Zagorodnov, operator i shpimit të akullit CRS (Cryosphere Research Solution - Zgjidhja e Kërkimit të Kriosferës ), përpara tendës së shpimit në një lartësi mbidetare rreth 1100 metra në fushën e akullit Holtedahlfonna, Norvegji, 10 prill 2023.
Rojtari i Kings Bay AS, Jakob Weiset, 31 vjeç, përdor radion e tij përpara një shenje paralajmëruese të ariut polar që shënon zonën e sigurt të vendbanimit në Ny-Aalesund, Norvegji, 11 prill 2023.
Shtëpitë në qytetin e Ny-Aalesund, Svalbard, Norvegji, 10 prill 2023.
Në dekadën e fundit, katër ndërtesa janë dëmtuar nga shkrirja e permafrostit dhe vitin e kaluar, kompania shtetërore që menaxhon qytetin, Kings Bay SA, iu desh të mbyllte një laborator ku shkencëtarët përpunonin mostra nga bora dhe akulli i peshkut për shkak të plasaritjeve në themelet e tij.
Bartja e bërthamave të akullit të ngarkuara në një sajë që tërhiqet nga një motoçikletë e dëborës.
Studiuesi i akkullnajave i NPI-së (Instituti Polar Norvegjez), Jean-Charles Gallet, 41 vjeç, flet me ekipin e tij përpara se të shkojë në kampin e shpimit në fushën e akullit Holtedahlfonna, rreth 70 kilometra nga Ny-Aalesund, Norvegji, 10 prill 2023.
Kontraktorët e Kings Bay AS zëvendësojnë themelin e ndërtesës Butikken, dyqani i qytetit, pasi u dëmtua nga shkrirja.
Gjeokimisti i CNR-së (Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Italiane) dhe drejtues i ekspeditës, Andrea Spolaor, 39 vjeç, duke ecur përgjatë kampit të shpimit.
Akullnaja Kronebreen dhe të çarat e saj shihen ndërsa dielli perëndon afër Ny-Aalesund, Svalbard, Norvegji, 10 prill 2023.
Pikat e shiut shihen në një dritare ndërsa po afrohen rryma ajri të ngrohtë.
Akulli në Oqeanin Arktik shihet pranë Ny-Aalesund, në Svalbard, Norvegji, prill 2023.
Ekipi po shponte 125 metra në akullnajën Dovrebreen, duke shpresuar të mblidhte bërthama akulli për të studiuar gjurmët klimatike - pjesë e një përpjekjeje nga Fondacioni jofitimprurës "Ice Memory" për të mbledhur dhe ruajtur bërthamat e akullit nga shkrirja e akullnajave anembanë botës – dhe u trondit kur turjela në vetëm 25 metra thellësi, u përplas papritur në një pellg masiv uji.