Ndotja me plastikë mund të zvogëlohet për 80 për qind, deri më 2040, nëse shtetet dhe kompanitë hartojnë politika dhe bëjnë ndryshime në tregje, ka thënë Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient (UNEP).
Për të arritur në atë pikë, OKB-ja ka thënë se duhet të punohet më shumë në ripërdorim, riciklim dhe riorientim të produkteve të plastikës.
Sipas ekspertëve të OKB-së, kjo nënkupton që qeveritë duhet të promovojnë shishe që rimbushen, dhe skema të rikthimit të produkteve të plastikës.
SHIKONI EDHE: OKB: Evropa të tregojë ambicie shumë më të mëdha për klimënMes tjerash, ata kanë thënë se ndotja me plastikë mund të ulet, edhe nëse riciklimi bëhet më i qëndrueshëm dhe profitabil.
Shefja ekzekutive e UNEP-it, Inger Andersen, ka thënë se mënyra sesi prodhojmë, përdorim dhe e hedhim plastikën, është duke ndotur ekosistemet, po krijon rreziqe për shëndetin e njeriut dhe po e destabilizon klimën.
Raporti i kësaj agjencie, që flet për mënyrat e dhënies fund të përdorimit të plastikës, është publikuar pas një rundi të dytë të negociatave në Paris, ku është analizuar trendi global për të luftuar ndotjen me plastikë.
SHIKONI EDHE: Pak përkrahje për sektorin e riciklimitSipas agjencisë, ndryshimi i politikave në përdorim të plastikës, mund të krijojë mbi 700.000 vende të punës deri më 2040, kryesisht në shtete me të hyra të vogla.
Produktet e plastikës janë gjetur në pothuajse secilin kënd të botës, përfshirë Antarktikën.
Më herët gjatë këtij viti, shkencëtarët e kanë identifikuar te zogjtë, sëmundjen e parë të shkaktuar nga plastika.
E quajtur plasticosis, kjo sëmundje shkakton inflamacion në traktin tretës.