Pakoja ushtarake miliardëshe që ka marrë Ukraina
Armët kundërtanke AT4
Teknikët e ushtrisë ukrainase kanë ripërdorur predha të kësaj arme, duke i përdorur si koka të improvizuara për dronët e llojit FPV.
Kjo armë kundërtank, që gjuhet duke u mbajtur në krah, u zhvillua në Suedi në vitet ’70 dhe modeli më pas u adoptua nga ushtria amerikane në vitet ’80.
Sistemi raketor tokë-ajër HAWK
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit u tha se paketa e fundit e armëve do të përfshijë “municione të mbrojtjes ajrore”, që nuk u specifikuan se çfarë do të jenë. Por, Associated Press pretendoi se Ukrainës do t’i jepet sistemi HAWK.
Ky sistem i raketave është përdorur për herë të parë nga ushtria amerikane më 1959. Ky lloj raketash të vjetra raportohet se ka qenë efektiv kundër dronëve Shahed, të prodhuar nga Irani, të cilët lëvizin ngadalë.
Sistemi raketor i artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS)
Pakoja do të përfshijë katër raketa për këtë sistem. Nuk përmendet nëse Ukrainës do t’i jepen raketahedhës të tjerë HIMARS.
Granata dore
Granatat e dorës janë përdorur me të madhe në konfliktin aktual në Ukrainë, edhe si municione që hidhen nga dronët, por edhe për të sulmuar llogoret.
Raketat Stinger
Mijëra raketahedhës krahu janë dërguar në Ukrainë nga SHBA-ja dhe shtete të tjera që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Deri në maj të atij viti, Uashingtoni e kishte furnizuar Ukrainën me mbi çerekun e stoqeve të kësaj arme.
Municione të artilerisë 155-milimetërshe dhe 105-milimetërshe
Këto kalibra janë standardet që NATO-ja i përdorur për qindra obusë perëndimorë që i janë dhënë Ukrainës. Për shkak të mungesës së prodhimit, çdo predhë 155- milimetërshe, sot kushton rreth 8.400 dollarë.
Raketat kundërtanke TOW
Versionet e kësaj arme, që montohen në automjete, ka prova të dokumentuara se kanë shkatërruar armët ruse në Ukrainë.
Raketat Javelin
Këto raketa fillimisht ishin vlerësuar si armët kryesore kundër armatimit rus, por kostoja prej më shumë se 200.000 dollarësh për një raketë të tillë ka bërë që ato të zëvendësohen me dronët sulmues FPV. Pothuajse gjysma e stoqeve, prej 25.000 raketave Javelin të SHBA-së, janë dërguar në Ukrainë që nga viti 2022.
Shumica e paketës së fundit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin mbetet e paspecifikuar, përfshirë “softuerë, rroba e pajisje individuale, shërbime, trajnime dhe transport”.