Shefi i programit humanitar të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Ramiz Alakbarov, bëri thirrje për 850 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin, që të përballojë ofensivën e militantëve talibanë dhe krizat e tjera.
Alakbarov tha se rreth 18 milionë afganë janë në nevojë dhe se Kombet e Bashkuara kanë në plan të sigurojnë ndihmë për së paku 15.7 milionë prej tyre.
Afganistani ka një popullsi prej rreth 38 milionë banorësh.
Alakbarov tha se thirrja aktuale e Kombeve të Bashkuara për Afganistanin është vetëm 37 për qind e financuar - me 450 milionë dollarë - dhe se Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh.
Ai tha se 850 milionë dollarët që po kërkohen, janë shumë të nevojshëm.
Duke folur para gazetarëve në Nju Jork, Alakbarov tha se përveç nevojës për para për t'u rikuperuar nga ofensiva e talibanëve, Afganistanit i duhen fonde për të luftuar edhe kequshqyerjen, thatësirat e mëdha dhe kthimin e 627,000 afganëve këtë vit - shumica e tyre të dëbuar nga Irani fqinj.
Alakbarov tha se në situatën aktuale, “gjithçka është sfidë” dhe se sëmundja COVID-19 “nuk e ka bërë më të lehtë”.
SHIKONI EDHE: Talibanët ofrojnë armëpushim në këmbim të lirimit të të burgosurvePërleshjet midis forcave qeveritare afgane dhe militantëve talibanë janë intensifikuar qëkur trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani, më 1 maj.
Talibanët kanë thënë së voni se luftëtarët e tyre kanë marrë nën kontroll 85 për qind të territorit afgan.
Kjo shifër kontestohet nga Qeveria dhe është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.