Avionët hedhin ndihma në Gazë
Parashuta me pako ndihmash humanitare u hodhën nga aeroplanët mbi qiellin e Gazës më 27 shkurt.
Palestinezët duke shikuar me sytë kah qielli...
Ndihmat nga ajri u hodhën me avionë nga ushtria e jordaneze në bashkëpunim me Francën.
Pakot e përgatitura me ndihma duke u ngarkuar në një avion, në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në Zarqa, Jordani, 27 shkurt 2024.
Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës – 576.000 persona – janë një hap larg urisë, ndonëse edhe pjesa tjetër e popullatës ka nevojë të madhe për ushqim, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.
Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, ka thënë se ky është “niveli më i rëndë i kequshqyerjes në gjithë botën”.
Skau ka përmendur se organizata që drejton ai, ka rinisur dërgimin e ndihmave në veri të Gazës tri javë më parë, por kamionët janë sulmuar dhe plaçkitur nga njerëzit e uritur.
Sipas OKB-së, përveç çerekut të popullatës që përballet me uri, një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës, përballet me “kequshqyerje akute”, duke shkaktuar dobësim të trupi.
Anëtarët e Forcave të Armatosura jordaneze shikojnë parashutat me ndihma humanitare që lëshohen mbi qytetin Rafah, ku është strehuar popullsia e zhvendosur.
Operacioni i shpërndarjes së ndihmave u krye nga katër aeroplanë C-130.
Anëtarët e Forcave të Armatosura jordaneze para hedhjes së pakove me ndihma humanitare përgjatë bregut të Gazës, që u bë në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, 27 shkurt 2024.
Anëtarët e Forcave të Armatosura Jordaneze duke ngarkuar në një avion pakot me ndihma humanitare që u hodhën përgjatë bregut të Gazës, në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në Zarqa, Jordani, 27 shkurt 2024.