Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 15 qershor njoftuan raunde shtesë armësh për Ukrainën me vlerë rreth 1 miliard dollarë, ndërsa Ukraina po u bën presion vendeve perëndimore për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake përballë ofensivës së Rusisë në rajonin lindor të Donbasit.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se e ka informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy për ndihmën, duke përfshirë artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artileri dhe sisteme të avancuara raketore.
“Ne gjithashtu mbetemi të përkushtuar për të mbështetur popullin ukrainas, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga kjo luftë”, tha Biden në një telefonatë që pati me 15 qershor me presidentin ukrainas.
SHIKONI EDHE: A mund ta ndalë artileria perëndimore përparimin rus në Donbas?Ai njoftoi edhe për një ndihmë humanitare prej 225 milionë dollarësh për njerëzit në Ukrainë. Paratë do të përdoren për furnizim me ujë të pijshëm të sigurt, pajisje mjekësore, ushqim, strehim dhe para për familjet për të blerë artikuj esencial.
Paketat e pajisjeve ushtarake përfshijnë sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS), tashmë të dërguara në Ukrainë dhe raunde artilerie për obus, si dhe pjesë këmbimi në paketën e parë, sipas lajmeve të mëhershme që citojnë burimet e tyre.
Një paketë e dytë pritet të përfshijë sisteme raketash kundër anijeve të bazuara në tokë, radio të sigurta, vizion nate dhe stërvitje.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja do të dërgojë raketa të avancuara në UkrainëPaketa e parë do të përfshijë transferimin e artikujve tepricë të mbrojtjes nga stoqet e SHBA-së, ndërsa paketa e dytë do të financohet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), një program i veçantë i autorizuar nga kongresi.
Detajet do të tregohen nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili është në Bruksel në një takim prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën.
Në fillim të takimit, Austin tha se Perëndimi duhet të shtojë dërgesat e armëve dhe "të shtyjë veten edhe më shumë për të siguruar që Ukraina mund të mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj".
SHIKONI EDHE: Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e UkrainësDerisa aleatët perëndimorë debatojnë se si të ndihmojnë më mirë Ukrainën, presidenti kinez Xi Jinping e siguroi presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen e Pekinit për Moskën.
Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe është akuzuar se ka siguruar mbulim diplomatik për Rusinë duke kritikuar sanksionet perëndimore dhe dërgesat e armëve në Kiev.
Media shtetërore raportoi se Kina është "e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje reciproke (për Rusinë) për çështje që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore si sovraniteti dhe siguria".
SHIKONI EDHE: Raportet Kinë-Rusi vazhdojnë të transformohen pas pushtimit të UkrainësKremlini tha se Xi dhe Putin kishin rënë dakord gjatë një bisede telefonike për të rritur bashkëpunimin ekonomik përballë sanksioneve "të paligjshme" perëndimore.
Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.