Vazhdojnë dërgesat e ndihmave nga Kosova për Turqinë dhe Sirinë
![](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-66d7-08db0b4ca473_w1080_r0_s.jpg)
Kryesia e shoqërisë kulturore artistike "Sharski Behar" ishte iniciatore e aksionit për mbledhjen e ndihmave për banorët e zonave të goditura nga tërmetet në Turqi dhe në Siri.
![](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-d750-08db0b4c9b81_w1080_r0_s.jpg)
Pako ndihmash me produkte të ndryshme.
![](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-e847-08db0b4cac53_w1080_r0_s.jpg)
Një xhaketë fëmijësh e nisur në zonat e tërmeteve.
Gazetarët nga terreni kanë raportuar se xhamitë dhe kishat janë hapur për të strehuar të mbijetuarit e tërmeteve, mirëpo ka shumë prindër që po ecin nëpër rrugë për të ngrohur fëmijët e mbuluar vetëm me batanije.
![](https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-d58d-08db0b4ca3ec_w1080_r0_s.jpg)
Një sasi e barnave është nisur, po ashtu, në vendbanimet e goditura nga tërmetet.
Mjekët në veri të Sirisë i kanë thënë transmetuesit britanik BBC se sasitë e ilaçeve që kanë në dispozicion nuk janë të mjaftueshme as për 20 për qind të njerëzve që kanë nevojë për to.
Për mbledhjen e ndihmave në Prizren janë angazhuar pjesëtarë të shoqatave rinore si “Ruka Ruci”, “Empati” e “Tudeb”.
Pjesëtarët e kontingjentit turk të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) duke organizuar transportimin e ndihmave. Përveç ndihmave, pjesëtarë të forcave ushtarake të shumë vendeve të botës janë nisur për në Turqi e Siri, që të ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Një ushtarak turk duke i shikuar ndihmat e grumbulluara.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e ka quajtur tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.
Vullnetarët duke bartur ndihmat deri te kamionët.
Ndihmat e grumbulluara duke u dërguar te kamionët transportues.
Batanije dhe ndihma të tjera të grumbulluara për të prekurit nga tërmetet.
Tërmetet kanë shkatërruar lagje të tëra, duke i lënë të mbijetuarit vetëm me rroba të trupit.
Ngarkimi i kamionit me ndihma.
Qytetarëve u është bërë thirrje të mos grumbullojnë më ndihma humanitare, derisa ky kontingjent të arrijë në zonat e prekura nga tërmeti.
Një kamion i pjesëtarëve turq të KFOR-it, në Prizren, duke u nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".