Ndërtimi i shtëpive të reja për ukrainasit me teknolgjinë e printimit 3D
Your browser doesn’t support HTML5
Inxhinierët ukrainas po përdorin teknologjinë e printimit 3D për të shpejtuar ndërtimin e shtëpive të reja, për të zëvendësuar ato që janë shkatërruar nga lufta. Natalya Beryozova humbi shtëpinë e saj pranë qytetit të Irpinit, pasi ajo iu dogj pas granatimeve ruse në vitin 2022. Tani, ndërtimi 3D po krijon mure betoni për shtëpinë e saj të re. Inxhinierët shpresojnë të rindërtojnë me shpejtësi zona të gjera të Ukrainës duke përdorur të njëjtën metodë. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Lendi Susuri)