Maqedonia e Veriut ka vendosur të ndalojë për dhjetë ditë eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi i Qeverisë maqedonase përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.
“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe më e rëndësishmja, mbrojtja e qytetarëve në kohë krize. Qytetarët duhet ta dinë se Qeveria është plotësisht e përkushtuar që të ulen pasojat negative të tendencave negative të ekonomisë botërore. Ju bëj thirrje të gjithë faktorëve të ekonomisë se tani është koha për mirëkuptim dhe të kontribuojmë bashkërisht në uljen e pasojave negative të kësaj krize globale”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Jozyrtarisht vendimi ndërlidhet me njoftimet se sasi të mëdha të grurit janë eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor, të llojit Briliant. Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut arrin në 1.80 euro.
“Duhet të kemi parasysh se në kohë si kjo në të cilën ndodhemi, tregtarë të caktuar po tentojnë të bëjnë përfitime të mëdha. Të dhënat që kemi siguruar nga drejtoria e Doganave flasin se vetëm në dhjetë ditët e fundit, është eksportuar vaj në një sasi prej 416 tonësh, misër rreth 700 tonë, miell 166 tonë, si dhe sasi të mëdha të llojeve tjera të miellit”, ka deklaruar ministri Bekteshi.
SHIKONI EDHE: Mielli, produkti më i kërkuar edhe në Maqedoninë e V.Nga Qeveria kanë thënë se vendimi për kufizimin e eksportit është marrë edhe si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.
Serbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grupit dhe miellit për vendet e rajonit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.
Ministri Bekteshi tha se Qeveria maqedonase është nënshkruese e marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe CEFTA-n, por është e detyruar të veprojë në rast se ndonjë shtet tjetër ndërmerr veprime të njëanshme, apo nëse rrezikohet furnizimi i qytetarëve me produkte ushqimore.
“Maqedonia e Veriut është anëtare e organizatave të ndryshme, siç është edhe SEFTA, dhe kemi marrëveshje me të gjithë, por ku kemi një vendim të njëanshëm nga një shtet tjetër, atëherë ne duhet të kujdesemi para së gjithash për qytetarët tanë dhe kur të kemi sasi të mjaftueshme të prodhimeve, atëherë do të lejojmë edhe eksportin”, ka thënë Bekteshi.
Qeveria ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit. Vetëm në mullinjtë privatë besohet të ketë 50.000 tonë grurë, mbi 10.000 tonë misër dhe mbi 8.000 tonë elb.
SHIKONI EDHE: Shkupi vendos masa kundër rritjes së çmimeveSerbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grupit dhe miellit për vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.
Sipas Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar rreth 3.800 tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Maqedonia e Veriut - nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme, si: Serbia, Kroacia, Austria, Hungaria.
Më 10 mars, edhe në Serbi ka hyrë në fuqi vendimi për pezullimin e eksportit të grurit, miellit, misrit dhe vajit.
SHIKONI EDHE: Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajitDitëve të fundit, një litër vaj në Kosovë është shitur deri 3.49 euro. Çmimet janë në trend të rritjes për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit. kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se cmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës ishte artificial dhe i paarsyeshëm.
“Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tonë”, tha ai të enjten. Ndërkohë, Inspektorati i Tregut në Kosovë ka njoftuar se ka mbyllur përkohësishtdy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
SHIKONI EDHE: Ngritje pa kontroll e çmimeveSipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), disa operatorë kanë zbrazur më 9 mars raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit.
Ministria ka shtuar se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik sa i përket produkteve ushqimore esenciale.