Aleksei Navalny - Një jetë në politikë, protesta dhe në burgje
Në harkun përgjatë një dekade, Aleksei Navalny (foto e bërë më 2010), lideri i opozitës, avokat i korporatës dhe aktivist kundër korrupsionit, u shndërrua në armikun më të madh të Kremlinit dhe në të burgosurin politik më të shquar të Rusisë.
Navalny, 47 vjeç, po vuan një dënim të kombinuar prej 11 vjetësh e gjysmë burgim, më 4 gusht në një gjyq të ri të mbajtur me dyer të mbyllura, ai u dënua edhe me 19 vjet të tjera burgim.
Navalny duke shikuar nga dritarja e qelisë së tij në Moskë në dhjetor të vitit 2011. Ai u dënua me 15 ditë mbajtje për "rezistencë ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit". Ishte e para nga ato që më vonë do të bëheshin dukuri të rregullta.
Navalny (majtas) u arrestua nga policia gjatë një mitingu në Moskë më 5 mars 2012, pasi Vladimir Putin u deklarua se kishte fituar zgjedhjet presidenciale.
Navalny e përshkroi partinë e Putinit, Rusinë e Bashkuar, si "partinë e mashtruesve dhe hajdutëve".
Mbështetësit e ngazëllyer duke përqafuar Navalnyn në maj të vitit 2012 pasi ai dhe politikani i krahut të majtë Sergei Udaltsov u liruan pas vuajtjes së një dënimi 15-ditor për "pjesëmarrje në një ngjarje publike të paligjshme" në Moskë. Të dy u arrestuan teksa po protestonin kundër inaugurimit të Putinit.
Në dhjetor të vitit 2012, Navalny u kap gjatë një mitingu të pamiratuar në zemër të Moskës. Figura të opozitës pretenduan se ata u arrestuan në mënyrë që t'i pengoni ata të merrnin pjesë në një protestë kundër Putinit.
Navalny dhe gruaja e tij, Julia, ulen së bashku në shkallë pas një seance gjyqësore ndërsa një mbështetës me një poster me mbishkrimin "Për Navalnyn", shikon në qytetin veriperëndimor të Kirov më 16 maj 2013.
I akuzuar për përvetësim, Navalny këmbënguli se akuzat ishin hakmarrje për ekspozimin e tij të korrupsionit të nivelit të lartë të qeverisë dhe për fushatat e tij kundër Putinit.
Çifti duke udhëtuar nga Kirovi në Moskë me një tren më 20 korrik 2013, kur ai u lirua pasi mori një dënim me kusht për akuzën e përvetësimit.
Navalny dhe vëllai i tij, Oleg, gjithashtu i pandehur, gjatë një seance gjyqësore në Moskë më 30 dhjetor 2014, në një rast të veçantë përvetësimi. Gjykata vendosi që Navalnyt t'i jepej një dënim me kusht, por e burgosi Olegun për 3 vjet e gjysmë.
Navalny përpiqet të ngrihet pasi ai dhe bashkëpunëtorët e tij u sulmuan nga një grup kozakësh në aeroportin Anapa në Rusinë jugore në maj të vitit 2016.
Navalny disa momente pasi u sulmua nga një sulmues i paidentifikuar, i cili e spërkati atë me një lëng antiseptik të gjelbër të njohur si zelyonka jashtë një takimi në Moskë, më 27 prill 2017.
Julia, gruaja e Navalnyt, duke u kujdesur për të pas sulmit. Ai pësoi djegie në sy.
Çifti duke festuar ndërsa u nominua për garën zgjedhore presidenciale në Moskë më 24 dhjetor 2017. Navalny zhvilloi një fushatë njëvjeçare dhe organizoi valë tubimesh për të shtyrë Kremlinin që ta linte të kandidonte.
Navalny duke shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë në Moskë më 25 dhjetor 2017.
Navalny u diskualifikua nga kandidimi për shkak të dënimit të tij penal. Masa u perceptua gjerësisht si e motivuar politikisht.
Policia e ndaloi Navalny më 12 qershor 2019, gjatë një mitingu në mbështetje të gazetarit hulumtues, Ivan Golunov, i cili u arrestua dhe u akuzua për posedim droge.
Një Navalny i sëmurë, me sytë e skuqur dhe të fryrë, qëndron ulur në një shtrat spitali në Moskë më 29 korrik 2019, ndërsa po vuante një dënim 30-ditor burgimi me akuzën e thirrjes së një proteste të paautorizuar. Ai tha se besonte se ishte helmuar, por mjekët ia atribuuan sëmundjen e tij një "reaksioni akut alergjik".
Navalny dhe familja e tij pozojnë për foto pasi votuan gjatë zgjedhjeve për këshillin e qytetit në Moskë, më 8 shtator 2019. Navalny pretendoi se qeveria ruse kishte ngrirë të gjitha llogaritë e tij bankare, si dhe ato të gruas së tij, dy fëmijëve të tij, dhe prindërve të tij të moshuar.
Ivan Zhdanov (majtas), Lyubov Sobol (në mes) dhe Navalny gjatë një tubimi për të shënuar përvjetorin e pestë të vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, jashtë mureve të Kremlinit më 2015 dhe për të protestuar kundër ndryshimeve të propozuara të Kushtetutës në Moskë në 29 shkurt 2020.
Një person duke shikuar një video që tregon Navalnyn teksa bartet me ndihmën e një barele nga një ekip ambulance në Omsk, pasi u sëmur rëndë nga helmimi i dyshuar derisa ishte në bordin e një fluturimi nga Tomski në Moskë, më 20 gusht 2020.
Navalny pozon për një foto me familjen e tij në spitalin Charite të Berlinit më 15 shtator 2020.
Mjekët gjermanë që e trajtuan Navalnyn njoftuan se ai ishte helmuar me një agjent nervor nga grupi noviçok, një armë kimike vdekjeprurëse. Mjekët e mbajtën Navalnyn në gjendje kome të detyrueshme për javë të tëra për çështje mjekësore.
Navalny i rrethuar nga gazetarë brenda aeroplanit në Berlin para fluturimit të tij për në Moskë, më 17 janar 2021.
Pasi u shërua nga helmimi, Navalny vendosi të kthehej në Rusi. Me të mbërritur në Moskë, ai u ndalua me akuzën e shkeljes së kushteve të provës duke u larguar nga vendi pa leje
Navalny bën simbolin e zemrës gjatë një seance në gjykatën e qytetit në Moskë më 2 shkurt 2021. Ai u dënua me dy vjet e tetë muaj burgim.
Njerëzit formojnë zemra me bateri telefoni celular në mbështetje të Navalnyt në Moskë në shkurt të vitit 2021. Udhëheqësit e opozitës u kërkuan njerëzve të ndeznin dritat e tyre në shenjë solidariteti me Navalnyn, ndërsa vendi përjetoi disa fundjava me protesta mbarëkombëtare.
Navalny shfaqet përmes video-lidhjes në një sallë gjyqi në Moskë më 24 maj 2022.
Avokati Vadim Kobzev tha më 21 korrik 2023, se Navalny u dërgua në izolim për 13 ditë për "prezantim jo të duhur të tij te një roje". Ishte hera e 17-të e tij në një qeli izolimi ndëshkues që nga gushti 2022. Një ditë më parë, prokurorët kërkuan që gjykata ta dënonte me 20 vjet të tjera për akuza përfshirë ekstremizmin.