Natyra që bashkëjeton me ndotjen

Dy peshkatarë peshkojnë në lumin e ndotur të Sitnicës, që gjendet në afërsi të Mitrovicës. 
 

Ujërat e zeza derdhen në Liqenin e Batllavës. Dhjetëra-mijëra banorë të Kosovës furnizohen me ujë të pijshëm nga ky liqen. 
 

Në qendrën e skijimit në Brezovicë, drunjtë prehen për t'i bërë vend shtëpive e vilave të reja që po ndërtohen në këtë zonë. 
 

Deponi e mbeturinave nga shkritorja e plumbit dhe zinkut, në qytetin Zveçan, që gjendet në veri të Kosovës. 
 

Një eskavator shihet duke marrë zhavor e dhe në afërsi të Prizrenit, në jug të Kosovës. Ky material më pas përdoret për ndërtimin e shtëpive e ndërtesave të reja. 


 

Një gurthyes në afërsi të qytetit të Gjilanit, prej ku merret zhavorri dhe gurë të tjerë për të ndërtuar rrugë të reja. 
 

Gurthyes ka edhe në afërsi të Ferizajt, ku punëtorët marrin materialet për ndërtimin e rrugëve. 
 

Ndërtuesit ilegalë, që marrin zhavorrin dhe rërën e lumit për të ndërtuar shtëpi, kanë dëmtuar shtratin e Drinit të Bardhë, lumë që gjendet në pjesën jugore të Kosovës. 
 

Tymtarët e Termocentralit Kosova A. Ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, në Kosovë konsiderohet se janë termocentralet Kosova A dhe B.
 

Mbeturina të hedhura në afërsi të qytetit të Mitrovicës. 

Mbeturina të hedhura pranë një rruge në afërsi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. 
 

Pamje pas një zjarri që shkrumboi një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna, në perëndim të Kosovës. 

 

Ky eskavator nxjerr zhavorr në një vend në afërsi të Prizrenit. Zhavorri i marrë nga kjo zonë më pas përdoret për ndërtimin e shtëpive. 

Prerja ilegale e drunjve në Malet e Sharrit. 

Një person peshkon në Liqenin e Batllavës. 
 

Mbeturina industriale shihen në parkun industrial të Trepçës. 

Një eskavator bëhet gati të nxjerr linjit nga minierat e qymyrit në afërsi të qytetit të Obiliqit. 
 

Një ndërtesë banimi në Prishtinë, fasada e së cilës është shkatërruar. Fasadat e disa ndërtesave në Prishtinë janë të bëra nga asbesti, që konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.