Samitin e NATO-s në Lituani e mbrojnë "Patriotët" gjermanë

Njësitë e sistemit të mbrojtjes ajrore "Patriot" nga Gjermania, shihen në aeroportin e Vilnusit, para samitit të NATO-s, në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

Këto sisteme, së bashku me avionë e forca të tjera do të ofrojnë siguri gjatë mbajtjes së samitit. 

Ushtarët lituanë duke i kontrolluar armët e tyre për siguri, pas patrullimit në Vilnius, Lituani, më 10 korrik 2023.
 

Një veturë policore futet në një rrugë të mbyllur për trafik në Vilnius, Lituani më 10 korrik 2023.  
 

Një ushtar duke ecur pranë njësive të sistemit të mbrojtjes ajrore "Patriot” në aeroportin e Vilniusit, para samitit të NATO-s. 10 korrik 2023.

Ushtarët lituanë duke patrulluar afër vendit ku po mbahet samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

Dy ushtarë duke bërë roje. Vilnius, 10 korrik 2023.

Një ushtar i ushtrisë lituane duke qëndruar pranë Pallatit Presidencial në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

Një grua duke kaluar pranë banerëve në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

Mbishkrimet Ukrainë dhe NATO shihen në një ndërtesë në Vilnius.

Një ushtar i ushtrisë lituane patrullon në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

Oficerët e policisë dhe ushtarët e ushtrisë lituane mblidhen afër Pallatit Presidencial në Vilnius, Lituani, 10 korrik 2023.

Një punëtor e vendos një baner të NATO-s në murin e Pallatin e Dukës së Madh të Lituanisë në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

Një flamur i NATO-s valëvit pranë Pallatit Presidencial në Vilnius, Lituani më 10 korrik 2023.

Vilnius, 10 korrik 2023.

Liderët e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen të martën në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, me qëllim për t’i tejkaluar mospajtimet rreth përpjekjeve të Ukrainës për t’u bërë anëtare e aleancës. Në agjendën e takimit dyditor është edhe tentimi për ta shfuqizuar vendimin e Turqisë për bllokimin e Suedisë nga anëtarësimi në aleancë nga maji i vitit 2022. Siç ka raportuar Retuers, samiti dyditor i NATO-s do të mbikëqyret nga sistemet e raketave “Patriot” nga Gjermania, aeroplanë luftarakë dhe forca nga 17 shtete. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)