Avionët AWACS të NATO-s mbikëqyrin forcat ruse
Your browser doesn’t support HTML5
Avionët e zbulimit të NATO-s patrullojnë pothuajse çdo ditë në hapësirën ajrore pranë kufijve lindorë të aleancës, duke vëzhguar aktivitetin e avionëve ushtarakë rusë. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Zoriana Stepanenko, dhe kameramani Marek Hajduk iu bashkuan ekuipazhit të një avioni të NATO-s më 25 korrik gjatë fluturimit mbi Rumani dhe Poloni. Duke u furnizuar me karburant gjatë fluturimit për të lejuar avionin të patrullojë për 12 orë, ekuipazhi, i përbërë nga një staf shumëkombësh i vendeve të NATO-s, përshkroi vendosmërinë e tyre për të shikuar dhe për t’u parë nga çdo agresor potencial rus. (Përgatitën: Besmir Nenaj dhe Arben Hoti)