Bllokimi i Nagorno-Karabakut: Armenët e dëshpëruar grumbullojnë ushqim para OKB-së

Protestuesit marshuan pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Jerevan më 24 korrik.

Një grua mban një tabelë ku i bën thirrje OKB-së që "të dërgojë menjëherë ngarkesë humanitare" në Nagorno-Karabak.

Nga fillimi i korrikut Azebajxhani e ka mbyllur përkohësisht korridorin Laçin, rrugën kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë dhe kjo ka rritur shqetësimet për krizë humanitare në rajon.

Rrethoja jashtë selisë së OKB-së në Jerevan u mbulua me posterë më 24 korrik, duke përfshirë imazhet e fundit nga brenda Nagorno-Karabakh, ku dy fëmijë vdiqën së fundi pasi nëna e tyre mbajtëse e shtëpisë i la vetëm në përpjekje për të siguruar ushqim. Armenët i referohen Nagorno-Karabakut si Artsakh.

 

Një supermarket bosh në Stepanakert, qyteti më i madh i Nagorno-Karabak, fotografuar më 18 korrik.

Nagorno-Karabak, një rajon separatist i Azerbajxhanit që është i populluar kryesisht nga armenë etnikë, është nën bllokadë nga Bakuja që nga dhjetori i vitit 2022. Nga mesi i qershorit, Azerbajxhani duket se ka penguar të gjitha furnizimet që hyjnë në territor nga Armenia.
 

 

Grumbuj ushqimesh të vendosura jashtë selisë së OKB-së nga protestuesit në Jerevan. Folësit në demonstratën e 24 korrikut kërkuan që organizata ndërkombëtare të transportojë furnizime me ushqime në Nagorno-Karabak.

Aram Vardanian, i cili mori pjesë në protestën jashtë shtëpisë së OKB-së më 24 korrik, tha për Radion Evropa e Lirë se organizata po veçohet sepse "kudo ku ka mungesë ushqimi, OKB-ja gjithmonë është përpjekur të dërgojë ndihma humanitare".

Grumbuj ushqimesh jashtë ndërtesës së OKB-së në Jerevan.

Vardanian shtoi se, "Nuk kanë rëndësi as debatet politike që rrethojnë këtë territor specifik, nëse ka njerëz në nevojë dhe atyre u mungojnë artikujt bazë si sheqeri apo kripa, është përgjegjësi e OKB-së për dekada të tëra të krijojë një sistem shpërndarjeje".

Ushqimi i vendosur jashtë selisë së OKB-së në Jerevan.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nëpërmjet email-it nga OKB-ja vonë më 23 korrik dhe në fillim të 24 korrikut. Një zëdhënës u përgjigj se kërkesa ishte bërë shumë vonë për të marrë një përgjigje para publikimit të materialit. Thirrjet në organizatë shkuan në një sistem të automatizuar të përgjigjeve dhe më pas u ndërprenë.
 

Një protestë në qendër të Jerevanit e mbajtur më 21 korrik, ku u bë thirrje për t'i dhënë fund bllokadës në Nagorno-Karabak.

Disa protesta masive janë mbajtur në Armeni ditëve të fundit pasi kushtet brenda Nagorno-Karabakut janë përkeqësuar në mënyrë dramatike. Marut Vanian, një gazetar brenda qytetit Stepenakert, i tha Radios Evropa e Lirë më 23 korrik se situata “po përkeqësohet dita-ditës”.

Një grua duke shikuar në drejtim të Nagorno-Karabakut nga një pikë kontrolli pranë fshatit jugor armen të Kornidzorit, më 23 korrik.

Në një intervistë dhënë së fundi, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, e krahasoi bllokadën e Nagorno-Karabakut me një "geto" etnike të llojit të krijuar nga forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një fjalim të kohëve të fundit, tha se nëse Armenia "heq dorë plotësisht nga çdo lloj cenimi në territorin e Azerbajxhanit", një traktat paqeje do të jetë i mundur para fundit të vitit 2023.

Derisa Azerbajxhani vazhdon bllokadën në Nagorno-Karabak, protestuesit vendosën tonelata ushqimesh para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerevan, duke i bërë thirrje organizatës që të dorëzojë furnizimet tejet të nevojshme.