Myslimanët festojnë Fitër Bajramin
Your browser doesn’t support HTML5
Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur të enjten Fitër Bajramin në xhami, ndonëse duke respektuar distancën fizike, si masë për luftim të koronavirusit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë thirrje nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, për kujdes gjatë vizitave për këtë festë, duke thënë se pandemia nuk ka kaluar ende. Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët e devotshëm agjërojnë.