Protesta masive në Mianmar kundër puçit
Një automjet i policisë shpërndan protestuesit duke përdorur topa uji kundër tyre, gjatë një proteste kundër grushtit të shtetit nga ushtria, Naypyitaw, 8 shkurt 2021 (STR / AFP).
Një protestues në Naypyitaw më 8 shkurt, përshëndet me tre gishta gjatë një proteste kundër puçit ushtarak afër monumentit të gjeneralit Aung San, babait të ndjerë të Suu Kyi. (STR/AFP)
Policë të veshur me rroba për kontrollimin e trazirave shihen pranë protestuesve në Naypyitaw, Mianmar, 8 shkurt 2021. (AP)
Një kamion i policisë hedh ujë në një turmë protestuesish në Naypyitaw, Mianmar, 8 shkurt 2021. (AP)
Protestues duke përshëndetur me tre gishta dhe duke mbajtur një foto me një shenjë X në fytyrën e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mianmarit, gjeneralit Min Aung Hlaing. 8 shkurt, 2021. (AP)
Një protestues mban në dorë një foto të udhëheqëses së rrëzuar Aung San Suu Kyi ndërsa protestuesit mblidhen për të demonstruar kundër grushtit të shtetit ushtarak të 1 Shkurtit, Yangon, 8 Shkurt 2021. (Ye Aung Thu/AFP)
Një foto e bërë nga lart më 8 shkurt, 2021 në Yangon, tregon protestuesit që marrin pjesë në një demonstratë kundër puçit ushtarak. (STR/AFP)
Pjesëtarë të komunitetit LGBTQ valëvisin flamuj me ngjyra të ylberit, teksa marrin pjesë në një protestë kundër grushtit të shtetit. Yangon, Mianmar, 8 shkurt, 2021. (EPA-EFE/LYNN BO BO)
Demonstruesit marrin pjesë në një protestë masive kundër grushtit të shtetit ushtarak në Yangon, 08 shkurt 2021. (EPA-EFE/LYNN BO BO)
Protestuesit mbajnë parulla kundër ushtrisë gjatë një proteste kundër grushtit të shtetit në Yangon, më 8 shkurt, 2021. (Foto nga STR / AFP)
Protestuesit mblidhen në qendër të qytetit në Yangon për të protestuar kundër puçit. 8 shkurt, 2021. (YE AUNG THU/AFP)
Protestuesit marrin pjesë në një demonstratë kundër grushtit të shtetit ushtarak në Myitkyina në shtetin Kachin të Mianmarit, 8 shkurt, 2021. (STR/AFP)
Disa murgj budistë mbajnë shenja që tregojnë përshëndetjen me tre gishta gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Mandalay, 8 shkurt, 2021. (Foto nga STR/AFP)
Protestues marrin pjesë në një demonstratë kundër puçit ushtarak të 1 shkurtit, përgjatë një rruge në qytetin Muse në shtetin Shan, pranë kufirit Kinë-Mianmar, 8 shkurt, 2021. (STR/AFP)
Policë që merren me shpërndarjen e turmave bllokojnë rrugën ndërsa protestuesit mbajnë një demonstratë kundër puçit ushtarak në Yangon, 7 shkurt, 2021. (Ye Aung THU/AFP)
Një murg budist nga brenda një automjeti në Yangon, ngrit tre gishta, një simbol i rezistencës kundër puçit ushtarak, 7 shkurt, 2021. (EPA-EFE/LYNN BO BO)
Demonstruesit që ngasin motoçikleta bëjnë përshëndetjen me tre gishta, një simbol i rezistencës dhe mbajnë parulla ku shkruhet 'Lironi Aung San Suu Kyi' gjatë një proteste kundër grushtit të shtetit në Naypyitaw, 7 shkurt, 2021. (EPA-EFE/MAUNG LONLAN)
Protestuesit mbajnë parulla gjatë një demonstrate kundër grushtit të shtetit ushtarak pranë pallatit mbretëror në Mandalay, 7 shkurt, 2021. (STR/AFP)
Demonstruesit protestojnë kundër grushtit të shtetit ushtarak dhe kërkojnë lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi, në Yangon, 6 shkurt, 2021. (REUTERS/Stringer)
Një protestues u dhuron buqeta me lule policëve gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Yangon, 6 shkurt, 2021. (STR/AFP)
Disa kamionë duke transportuar policë kalojnë mes protestuesve të cilët mbajnë një demonstratë kundër grushtit të shtetit ushtarak në Yangon, 6 shkurt, 2021. (YE AUNG THU/AFP)
Një protestues ka ngritur tre gishta derisa policia ka bllokuar një rrugë gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Yangon, 6 shkurt, 2021. (YE AUNG THU/AFP)