Peshq dhe tanke në Muzeun Ushtarak Nënujor të Jordanisë
Peshqit duke notuar pranë timonit të një automjeti ushtarak të zhytur në Muzeun Ushtarak Nënujor në Akaba, Jordani, më 7 maj.
Një zhytës duke notuar pranë një helikopteri ushtarak të zhytur.
Zhytësi pranë një tjetër automjeti ushtarak.
Një tufë peshqish duke notuar pranë rrotës së një automjeti ushtarak.
I inauguruar në vitin 2019, muzeu u krijua me shpresën se strukturat nënujore do të përmirësojnë mjedisin e jetës detare, duke inkurajuar më shumë entuziastë të zhytjes.
Gjithsej 19 automjete dhe makineri tjera ushtarake janë zhytur në det në thellësi të ndryshme.
Disa janë në thellësi nga 15 deri 20 metra nën sipërfaqe, ndërsa objekte të tjera mund të gjenden më thellë, në 20 deri rreth 30 metra. Kjo i lejon vizitorët e qytetit të shijojnë pamjen e tyre me varkë me fund xhami, me syze uji dhe zhytjeje.
Një tank dhe një anije që u zhytën në ujë në fund të viteve '90.
Shtrati i detit të Akabas po ashtu është shtëpi e një avioni C-130 Hercules, i fundosur më 2018.
Këto janë bërë vende të njohura për zhytje pasi janë të pasura me shkëmbinj koralesh dhe jetë detare aktive.
Një zhytës duke notuar pranë një tanku të fundosur.