Mundësi e dytë për gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të IS-it
Your browser doesn’t support HTML5
Me rastin e takimit të Koalicionit global për luftën kundër Shtetit Islamik, që mbahet më 28 qershor në Romë, ne ju sjellim një dokumentar nga Kazakistanit për të kthyerit nga Siria dhe Iraku.
Në vitin 2019 Kazakistani riatdhesoi 595 qytetarë nga Siria dhe Iraku. Operacioni u emërua “Zhusan” (Pelin). Disa prej grave të riatdhesuara rrëfejnë për tmerret që kanë përjetuar derisa kanë qëndruar në Siri dhe rehabilitimin pas kthimit në vendin e tyre. Teologët flasin për procesin e konvertimit të këtyre personave në islamin tradicional. (Përgatitën: Kestrin Kumnova dhe Bujar Tërstena)