Muaji i Ramazanit në kohën e pandemisë
Pavarësisht izolimit, në Sarajevë, koha e iftarit shënohet me gjuajtjen e topit.
Në burrë lexon Kuranin teksa imamët marrin pjesë në lutjet në një xhami në Zenica të Bosnjës, ku besimtarët nuk lejohen që të falen për shkak të koronavirusit.
Një imam dhe një besimtar falen të vetëm në një xhami në Podgoricë më 23 prill. Nata e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, erdhi në kohën kur në Mal të Zi janë vendosur kufizime në mbarë vendin, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Një çift që ka vendosur maska në fytyrë ecin pranë xhamisë të Murat Pashës në Shkup. Komuniteti mysliman në Maqedoni të Veriut ka vendosur që të mbyllë të gjitha xhamitë gjatë Ramazanit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Xhamia kryesore në Madrid ishte e zbrazur më 23 prill për shkak të masave izoluese të ndërmarra nga autoritetet në Spanjë.
Vullnetarët dezinfektojnë një xhami në Peshavar të Pakistanit.
Maulana Abdul Khabeer Azad, anëtar i komitetit pakistanez për vrojtimin e hënës, shikon përmes teleskopit për hënën e re që sinjalizon nisjen e Muajit të Ramazanit. Karaçi, 23 prill, 2020.
Në një xhami në Karaçi të Pakistanit, një person vendos disa shenja në xhami, për t’i ndihmuar besimtarët që të ruajnë distancën fizike gjatë faljes në xhami.
Në një treg në Kabul, një person shet hurme.
Disa punëtorë përgatisin biskota në një fabrikë të vogël në Kabul, para nisjes së Muajit të Ramazanit.
Një palestinez në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor, feston me fishekzjarrë nisjen e Muajit të Ramazanit.
Fotografi të punonjësve shëndetësorë janë shfaqur në xhamin Omar Ibn Al-Kattab në qytetin Foz do Iguacu të Brazilit. Në këtë formë, komuniteti myslimanë brazilianë ka falënderuar mantelbardhët, të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Aeroporti i boshatisur në Bali të Indonezisë. Ky shtet, ka anuluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve. Po ashtu, në Indonezi, që është shteti me më së shumti myslimanë në botë, qytetarët nuk mund të përdorin trenat që të udhëtojnë në shtëpitë e tyre në Muajin e Ramazanit, për shkak të përhapjes së koronavirusit.