Përplasjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme mes ministrit, Naqe Çulev dhe zëvendësministres, Sllavjanka Petrovska, kanë shkaktuar reagime të ndryshme nëse me lëvizjet e fundit po rrezikohet siguria në Maqedoninë e Veriut.
Ministri Çulev, që është nga radhët e VMRO-DPMNE-së e cila merr pjesë në qeverinë teknike, ka akuzuar ish-paraardhësin e tij, Oliver Spasovski, tani kryeministër teknik, se drejtuesve të sektorët të ndryshëm në MPB u kanë dhënë kriminelëve informacione të besueshme lidhur me masat që janë planifikuar të merren kundër tyre.
Çulev gjithashtu ka anuluar të gjitha vendimet e Spasovskit që sipas tij janë marrë para largimit nga posti e që kanë të bëjnë me sistematizimin e apo siç thuhet “largimin nga pozita të të gjithë kuadrove të padëshiruar të LSDM-së”. Ai gjithashtu ka kërkuar kthimin e dhjetëra makinave për nevojat e Ministrisë e të cilat sipas tij janë shpërndarë në institucione tjera nga Spasovski.
Por, të gjitha këto vendime të ministrit të ri janë kundërshtuar nga zëvendësministrja, Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja, e cila sipas Ligjit për qeverinë teknike mund të refuzojë apo të pengojë hyrjen në fuqi të vendimeve të ministrit, siç është edhe ai për kryeshefin e policisë në Shkup.
SHIKONI EDHE: Shkup: Përplasje dhe fyerje mes anëtarëve të qeverisë teknikeNjohësit e çështje të sigurisë thonë se ajo që po ndodh në Ministrinë e Brendshme është serioze dhe vjen si pasojë e krerëve të saj që në vend të respektimin të ligjit dhe luftimit të krimit, po tentojnë që në forma të ndryshme të instalojnë struktura kriminale.
Ljubomir Gjurcevski, ish-kryeshef policie, thotë se veprime të tilla kanë ndodhur edhe në qeverinë teknike në vitin 2016.
"Vite me radhë, MPB-ja po vuan nga krijimi i një elite kriminelësh brenda ministrisë, domethënë, në vend të bashkëpunëtorëve që do të ishin në shërbim të shtetit dhe ligjit, po kemi bashkëpunëtorë të bandave kriminale që nxisin krimin e organizuar në vend", thotë Gjurcevski.
Duke komentuar akuzat mes tyre, përfshirë edhe ato për destabilizim të vendit, ai thotë ato më tepër janë populiste dhe për pikë politike.
Edhe Qebir Avziu, njohës i çështjeve të sigurisë dhe profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, nuk beson se përplasjes mes dy drejtuesve të dikasterit të brendshëm mund të shkaktojnë pasiguri në vend.
“Mendoj se nuk ka vend për shqetësim sa i përket sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Çështja këtu është për mosmarrëveshje partiake e jo sa i përket funksionimit të gjendjes së sigurisë në vend. Pra, nuk ka vend për shqetësim pasi problemi me tepër ka të bëjë me emërimet që nga njëra parti favorizohen ndërsa nga tjetra kundërshtohen. Nuk duhet lejuar që Ministria e Punëve të Brendshme të funksionojë në këtë mënyrë”, thotë Avziu duke shtuar se e gjithë kjo situatë në MPB, por edhe në ministri tjera, është pasojë e qeverinë teknike ku merr pjesë pozita dhe opozita.
Ai thotë se kjo qeveri nuk duhet të ekzistojë pasi në vend që të merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ajo është përshirë në akuza të ndërsjellat.
“Tani qeveria teknike ka nxjerrë në sipërfaqe të gjitha këto probleme. Ky është vetëm se një shembull se ky model i kësaj qeveria më asnjëherë të mos ekzistojë pasi vërtetë sjellë shumë probleme, jo vetëm në aspekt të sigurisë, por edhe në çështjet politike, ekonomike dhe në të gjitha segmentet e mundshme të shoqërisë”, thotë Qebir Avziu, njohës i çështjeve të sigurisë.
Qeveria teknike me përfshirjen edhe të opozitës, sipas Ligjit për qeverinë të miratuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës për zgjidhjen e krizës politike në vitin 2016, duhet të funksionojë 100 ditë apo deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më12 prill. Detyrë parësore e saj është organizimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore.