Pas tërheqjes së rrjetit amerikan të ushqimit të shpejtë McDonald’s, në Rusi është hapur një rrjet i ri që mëton ta zëvëndësoj kompaninë amerikane.
Rrjeti i ri i dyqaneve të ushqimit të shpejt në Rusi mbanë porosinë “E shijshme dhe kaq”.
Pronarët e rrjetit të ri, emri i të cilëve në rusisht është “Vkusno” dhe “Tochka”, thonë se fillimisht 15 restorante të riemërtuara do të rihapen në të gjithë Rusinë, me të tjera që do të vijnë në muajt e ardhshëm.
Dhjetëra rusë u rreshtuan më 12 qershor në një vend të famshëm të Moskës ku McDonald's hapi për herë të parë dyert 30 vjet më parë.
Oleg Paroev, shefi ekzekutiv i kompanisë që mori përsipër objektet e McDonald's, tha se ata planifikojnë të rihapin 200 restorante në Rusi deri në fund të qershorit dhe të gjitha 850 lokalet në mbarë vendin deri në fund të verës.
“Qëllimi ynë është që mysafirët tanë të mos vërejnë dallime as në cilësi dhe as në ambient”, citohet të ketë thënë Paroev në një konferencë për shtyp.
Paroev tha se rrjeti i ri do të ruajë brendësinë e tij të vjetër të McDonald's, por do të heqë çdo referencë për emrin e tij të vjetër.
Rihapja e pikave të ushqimit të shpejtë shihet si një test nëse, dhe si ekonomia e Rusisë mund t'i rezistojë sanksioneve perëndimore të vendosura pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Në kohën e tërheqjes së saj nga Rusia, McDonald's tha se punësonte 62 mijë punëtorë në të gjithë Rusinë.
McDonald’s ishte ndër kompanitë e para që u tërhoq nga Rusia pas pushtimit rus të Ukrainës.
Njëjtë vepruan edhe shumë kompani të mëdha botërore.