Monumentet sovjetike që u hoqën pas pushtimit rus në Ukrainë

Një turmë e njerëzve e mbledhur pranë një memoriali për ushtarët sovjetikë në varrezat Antakalnis në Vilnius në maj 2013. Skulpturat u shkatërruan në dhjetor të vitit 2022 pasi një urdhër i mëparshëm i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së e kishte ndërprerë punën.

Një monument për komandantin ushtarak të carit të Ushtrisë së atëhershme të Kuqe, Nikolai Shchors, në qendër të Kievit. Monumenti u vandalizua vazhdimisht para se të rrëzohej më 9 dhjetor 2023. Në këtë foto të tetorit të vitit 2021, mund të shihet këmba e përparme e kalit e zëvendësuar, pasi gjymtyra origjinale prej bronzi u sharrua nga aktivistë të panjohur.
 

Një monument në Brzeg, Polonia juglindore, për "vëllazërinë polako-sovjetike" fotografuar në vitin 2017. Pika historike qendrore u shemb më 24 gusht - Ditën e Pavarësisë së Ukrainës - më 2022.

Një monument i epokës sovjetike "Ukraina-Çlirimtarët" në Uzhhorod, në Ukrainën perëndimore, ishte i ngritur në kufirin me Sllovakinë. Monumenti u rrëzua në nëntor të vitit 2022.

Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në Sofje, fotografuar në gusht të 2023-ës. Statujat në krye të kolonës u prenë në copa dhe u ulën në tokë në muajin dhjetor. Autoritetet lokale pretendojnë se do t'i restaurojnë statujat e prera në pjesë dhe do t'i vendosin në publik në një vend të pacaktuar.

Një foto e bërë në qershor të vitit 2018 e dy figurave kryesore të një monumenti të epokës sovjetike të quajtur fillimisht Monumenti për Përkujtimin e Ribashkimit të Ukrainës me Rusinë, në qendër të Kievit. Statujat, që përfaqësojnë një punëtor rus dhe një ukrainas të bashkuar nën një emblemë të shtetit sovjetik, u prenë në prill të vitit 2022. Një muaj më vonë, kompleksi monumental, i cili shënohet nga një hark i madh titani, u riemërua Harku i Lirisë së Popullit ukrainas .
 

Një memorial i luftës sovjetike në Daugavpils, Letoni, fotografuar në vitin 2013. Dhjetëra njerëz në qytetin e banuar kryesisht me rusë u arrestuan nga policia mes trazirave ndërsa prishja e monumentit filloi në tetor të vitit 2022.
 

Një tank sovjetik T-34/85 në Narva, Estoni, në kufirin me Rusinë që shënoi kapjen e Narvës në vitin 1944 nga forcat naziste, fotografuar në maj të vitit 2022. Tanku u hoq nga bazamenti i tij dhe u dërgua në një muze lokal në gusht të po atij vitit. Si përgjigje ndaj heqjes së diskutueshme të tankut, autoritetet ruse ngritën një monument pothuajse identik në Ivangorod, pikërisht përtej kufirit të lumit me Estoninë, një muaj më vonë.

Një statujë e pilotit  sovjetik Valery Chkalov, në Kiev, në një foto pa datë. Monumenti u hoq në shkurt të vitit 2023.

 

Një monument për themeluesin sovjetik, Vladimir Lenin, në Turku, Finlandë, fotografuar në vitin 2018. Busti u paraqit si dhuratë nga qyteti binjakëzuar i Turkut, Leningrad (tani Shën Petersburg) në vitin 1977. Në prill 2022, monumenti u hoq dhe u vendos të ruhet, por në tetor të vitit 2023 një gjykatë vendosi se heqja ishte e paligjshme, duke rritur mundësinë që Lenini të mund të kthehej në vend.

Monumenti i Rigës për Çlirimtarët e Letonisë Sovjetike dhe Rigës nga pushtuesit fashistë gjermanë. Obelisku 79 metra i lartë në qendër të kompleksit u rrëzua në gusht të vitit 2022. Parku u rihap në nëntor të vitit 2023 pas një rimodelimi të gjerë dhe ngritjen e një parku.

Monumenti i Mbrojtësve të Liepajas në Letoninë perëndimore, fotografuar në shtator 2022. Statuja, e quajtur "hedhësi i granatave", përshkruan një punëtor që luftonte pushtimin nazist të Letonisë në vitin 1941 së bashku me një marinar dhe ndihmës sovjetik. Monumenti u rrëzua në tetor të vitit 2022.

Monumenti i Çlirimtarëve të Rezeknes në Letoninë lindore, fotografuar në vitin 2011. Ushtari, me nofkën "Alyosha", u hoq në nëntor të vitit 2022.
 

Një monument për komandantin ushtarak sovjetik, Nikolai Vatutin, në qendër të Kievit. Monumenti u hoq në shkurt të vitit 2023.
 

Statuja e Leninit, e fundit që ishte në një vend publik në Finlandë, u hoq nga Kotka, në Finlandën juglindore, në tetor të vitit 2022.

Në 22 muaj që kur Kremlini nisi luftën e tij në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, shumë monumente të epokës sovjetike janë rrëzuar nëpër Evropë, shumë prej tyre si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit. Më poshtë janë disa nga këto monumente para heqjes së tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)