Nisma e re e mobilizimit alarmon burrat ukrainas jashtë vendit

Your browser doesn’t support HTML5

Ukraina ka shpallur rregulla të reja për burrat e moshës ushtarake që jetojnë jashtë vendit – duke lënë në mjegull shumë persona rreth asaj se si do t’i prekë ata ky ndryshim. Nga 18 maji, konsullatat ukrainase do të ndërpresin përkohësisht ofrimin e shërbimeve për qytetarët, të cilët nuk i kanë përditësuar të dhënat e tyre ushtarake. Djemtë dhe burrat ukrainas, nga mosha 18 deri 60-vjeçare, të cilët jetojnë jashtë vendit – përfshirë ata me banim të përhershëm dhe me familje jashtë vendit – po nxitojnë t’i sigurojnë dokumentet e nevojshme dhe po shprehin hutinë e tyre për rregullat e reja. (Përgatiti: Trim Haliti)