Ekipet e forenzikës në fshatin Orashje e Vogël afër Mlladenovcit dhe Beogradit, ku ndodhën të shtënat, 5 maj 2023. Së paku tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Gjurmë gjaku në vendin e ngjarjes...
Forcat e xhandarmërisë me armë të gjata dhe patrulla të shumta policore në terren.
Një anëtar i ekipit të forenzikës duke inspektuar vendin e krimit, pas të shtënave, në lokacionin Orashje e Vogël, Serbi, 5 maj 2023.
Gjurmë gjaku shihen në tokë në vendin e të shtënave në fshatin Dubona, rreth 50 kilometra në jug të Beogradit, Serbi, të premten, 5 maj 2023.
Një oficer policie qëndron roje pranë skenës së një sulmi të së enjtes mbrëma në fshatin Dubona, rreth 50 kilometra në jug të Beogradit, Serbi, të premten, 5 maj 2023.
Një anëtar i ekipit të forenzikës duke inspektuar vendin e krimit, pas të shtënave vdekjeprurëse, ndërsa një oficer policie bën roje.
Një pamje nga fshati Dubona në afërsi të Mlladenovcit, rreth 60 kilometra në jug të Beogradit, pas të shtënave masive më 5 maj.
Një numër i madh i zyrtarëve policorë sigurojnë vendin e krimit. Fshatin e ka mbuluar heshtja, dëgjohen vetëm kambanat e kishës.
Deri në përfundimin e hetimeve, mediat nuk janë lejuar të afrohen në vendngjarje.
Siç mëson jozyrtarisht Radio Evropa e Lirë, të shtënat janë regjistruar në dy lokacione në fshatin Dubona. Të paktën dy persona u vranë në këtë lokacion dhe të tjerë u plagosën.
Ekipet e mediave ndodhen në qendër të fshatit, disa dhjetëra metra larg vendit ku ndodhi krimi. Aty është e pranishme policia ushtarake, ndërsa shihen edhe automjetet ushtarake.
Patrulla të policisë në fshatin Dubona afër Mlladenovcit.
Të shtënat vdekjeprurëse kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim te banorët e Dubonës.
Patrulla policore janë shpërndarë në të gjithë lokalitetin e fshatit Dubona.
Banorët e Dubonës të shqetësuar kërkojnë më shumë informacione lidhur me situatën.
Të premten, në orët e para të mëngjesit, janë bllokuar rrugët që çojnë për në fshatin Dubona.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe forcat e xhandarmërisë me pajisje speciale.
Ekipet e forenzikës duke inspektuar terrenin.
Policia ende nuk ka bërë të ditur informacione lidhur me motivin e sulmit.
Të shtënat në Mlladenovc ndodhën një ditë pas vrasjeve në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një roje sigure, si dhe plagosi shtatë nxënës dhe një mësimdhënëse.